0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse shkelësit e së shtunës u dënuan pikërisht me shndërrim të krijimit?

Më të lexuarat

Pse shkelësit e së shtunës u dënuan pikërisht me shndërrim të krijimit?

Beni Israilët janë të njohur edhe për gjynahe të tjera si ngrënia e kamatës dhe e pasurive të njerëzve pa të drejtë siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran:
«Për shkak të padrejtësisë së atyre që thanë: “Ne jemi jehudë”, u ndaluam atyre të mirat që i kishin hallall dhe për shkak të pengimit të shpeshtë nga rruga e Allahut, marrjes së kamatës për të cilën ishin ndaluar dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve pa të drejtë» Sure En-Nisa 160-161.
Shejhu i Islamit Ibn Tejmije thotë: “Beni Israilët kanë ngrënë kamatën dhe pasuritë e njerëzve pa të drejtë siç ka treguar Allahu në librin e Tij dhe ajo është më e rëndë se ngrënia e gjuetisë së ndaluar në një kohë të caktuar …. dhe nuk janë dënuar me shndërrim siç u dënuan ata të cilët e lejuan të ndaluarën me hile, por janë dënuar me dënime të tjera si dënimet e të tjerëve. Kjo tregon dhe Allahu e di më së miri se këta janë me gjynah më të madh dhe janë si puna e munafikëve të cilët nuk e pranojnë gabimin”.

Pra, me shndërrim dënohen siç u tha edhe më lart ata të cilët kanë gjynahe të shëmtuara si puna e Beni Israilëve të cilët u sollën me Allahun në mënyrë të shëmtuar duke e bërë haramin hallall me hile, madje Shejhu Islamit, Ibn Tejmije në fjalët e tij vë një rregull dhe thotë: Dënimi me shndërrimi (meskhu) është për bërjen hallall të haramit me hile.

Pse Allahu i madhëruar i shndërroi veçanërisht në majmunë?

Allahu i madhëruar në punët e tij ka urtësi prandaj dhe veprat e tij nuk janë të rastësishme. Kështu, fakti që Allahu zgjodhi ti shndërrojë ata në majmunë dhe jo në një formë tjetër ka një qëllim.

Ibn Tejmije dhe po ashtu nxënësi i tij Ibn El-Kajimi –Allahu i mëshiroftë- thonë:
“Ata u shndërruan në majmunë sepse nuk u kapën pas fesë së Allahut veçse me vepra që i ngjajnë fesë nga ana e jashtme dhe jo kapje reale. Prandaj Allahu i shndërroi ata në një lloj kafshe që u ngjanë atyre nga ana e jashtme por që realitet është ndryshe dhe kjo ishte në përputhje të plotë me punën e tyre”.

Ibn El-Kajimi –Allahu e mëshiroftë- tregon gjithashtu se majmunët janë kafshë që njihen për: dinakëri, mashtrim dhe shthurje dhe kështu këta njerëz kur përdoren me Allahun hile i shndërroi ata në pamjen e asaj kafshe që njihet për atë gjë dhe Allahu e di më së miri.

A jetojnë të shndërruarit dhe a lënë pasardhës?

Fakti se Allahu i ka shndërruar këta njerëz në majmunë mund të japë të mendosh se raca e majmunëve është prej shndërrimit të njerëzve mirëpo kjo nuk është e saktë dhe ja si e shpjegon këtë Ibn Abasi -radiallahu anhu-!
Ibn Abasi -radiallahu anhu- në komentimin e ajeteve të kësaj ngjarje thotë:
“Ata që u shndërruan nuk jetuan veçse tre ditë dhe as ka jetuar asnjëherë ndonjë shndërrim më shumë se tre ditë. Ata, as nuk hëngrën, as nuk pinë dhe as patën pasardhës. Majmunët dhe derrat i ka krijuar Allahu me të gjitha krijesat e tjera në gjashtë ditët e përmendura në librin e tij. Ai i shndërroi këta njerëz në majmunë dhe kështu bën me kë të dojë dhe si të dojë duke e shndërruar si të dojë” E transmeton Taberiu.
Këtë që thotë Ibn Abasi e vërteton edhe një thënie e profetit -alejhi selam- siç tregon Abdullah bin Mes’udi -radiallahu:
“Një burrë tha: O i dërguari i Allahut! A janë majmunët dhe derrat janë prej shndërrimit?
Profeti -alejhi selam- i tha: Allahu i madhëruar nuk ka shkatërruar apo nuk ka dënuar ndonjë popull e pastaj ti bëjë atyre pasardhës. Majmunët dhe derrat kanë qenë para tyre” E transmeton Muslimi.

Dr. ABDULLAH NABOLLI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit