3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rritet mbi 8 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Me 302 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 8.005 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban nën sulme intensive prej 23 ditësh

Me 302 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 8.005 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban nën sulme intensive prej 23 ditësh, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një konferencë për media tha se në 24 orët e fundit në Gaza janë vrarë edhe 302 persona.

Al-Qudra tha se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 8.005 persona, përfshirë 3.342 fëmijë, 2.062 gra si dhe 20.242 persona të plagosur.

– Sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, mëngjesin e 7 tetorit nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” ndaj Izraelit.

Edhe ushtria izraelite gjithashtu filloi të sulmojë Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën mbi 1.400 izraelitë, përfshirë 310 ushtarë dhe 5.132 të tjerë janë plagosur.

Krahas humbjeve të jetëve nga sulmet në Gaza, thuhet se më shumë se 111 palestinezë u vranë dhe mbi 1.900 të tjerë janë plagosur në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në rajonet e konfliktit kanë humbur jetën 25 gazetarë, shumica e tyre nga bombardimet izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit