3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Izraeli nuk lejon sërish të rinjtë palestinezë të falin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Administrata izraelite, e cila vazhdon kufizimet e saj përreth Xhamisë Al-Aksa, ashtu si edhe në javët e kaluara, vendosi kufizim të moshës për personat që dëshironin të falnin namazin e xhumasë

Policia izraelite edhe këtë javë ka vazhduar kufizimet ndaj të rinjve palestinezë që kërkuan të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Administrata izraelite, e cila vazhdon kufizimet e saj përreth Xhamisë Al-Aksa, ashtu si edhe në javët e kaluara, vendosi kufizim të moshës për personat që dëshironin të falnin namazin e xhumasë këtu.

Forcat izraelite morën masa intensive të sigurisë duke vendosur barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejuan hyrjen e të rinjve palestinezë në Aksa.

Shumica e të rinjve palestinezë që nuk u pranuan në Aksa, e falën namazin e tyre në xhaminë në lagjen Ra’s el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon Xhaminë Al-Aksa.

Policët izraelitë në dyert e Xhamisë Al-Aksa herë-herë përdorën forcë duke ndërhyrë ndaj palestinezëve që dëshironin të falnin namazin xhumasë por të cilët nuk i pranonin brenda.

Gazetarët që nuk u lejuan të hyjnë brenda Aksasë, u penguan herë pas here nga Izraeli që të kryenin transmetime përreth xhamisë dhe nuk u lejuan që të merrnin pamje.

Ndërkaq, është vënë re se “palestinezët e moshuar gra dhe meshkuj” morën pjesë në namazin e xhumasë në numër më të madh se dy javët e fundit.

Një zyrtar nga Administrata e Vakëfeve Islame që nuk dëshiroi të identifikohet, tha se këtë javë në Aksa kanë mundur të falen vetëm 5 mijë palestinezë për shkak të kufizimeve të Izraelit.

Ndërkohë, vazhdon pritja e policisë izraelite dhe të rinjve palestinezë që dolën nga namazi i xhumasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit