-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pse do të prijë në namaz Imam Mehdiu para Isait, paqja qoftë mbi të ?

Më të lexuarat

Përgjigjja:

Së pari të përmendim se Mehdiju dhe ardhja e Isait,paqja qoftë mbi të, para kijametit, janë dy shenja të cilat i paraprinë Kijametit, dhe që janë të vërtetuara me hadithe autentike.

Po ashtu, është e vërtetë se kur do të zbret Isa,paqja qoftë mbi të, në Sham, do t’i gjejë muslimanët të rreshtuar në safe për namaz, pas imamit të tyre Mehdijut. Mehdiju do ta njoh Isain,paqja qoftë mbi të, dhe do t’i ofrojë të del imam, por Isai nuk do të pranoj, por t’i thotë Mehdijut që ai ta fal namazin imam me xhematin.

Të përmendim se falja e Isait,paqja qoftë mbi të, pas Mehdijut, nuk do të thotë se Mehdiju është më i mirë se Isa, ngase Isai, është i dërguar i Allahut dhe një nga Ulu-l-Azëm-Pejgamberët e dalluar.

Falja e Isait, pas Mehdijut, i cili është pjestar i umetit të Pejgamberit ﷺ, dhe i gjakut të Pejgamberit ﷺ, për nga vajza e tij, gjegjësisht, gjeneza e tij kthehet te Hasani, nipi i Muhamedit ﷺ, është bërë që të tregohet nderimi i umetit të Muhamedit ﷺ, nga ana e Allahut të Madhërishëm. Në hadithin e transmetuar nga Xhabiri Allahu qoftë i kënqaur me të, qëndron se i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ka folur për ardhjen e Isait , në mes tjerash ka thënë se pas thirrjes së Mehdijut që Isai, të bëhet imam në namaz, Isai,paqja qoftë mbi të, ka thënë: ”Ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është nderimi i Allahut për këtë umet”. [1]

Pra, Isa,paqja qoftë mbi të, do të falet pas Mehdijut, pas një pjestari të umetit të Pejgamberit ﷺ, që të tregojë se ka ardhur ndjekës i Muhamedit ﷺ, e jo se ka sjellur legjislaturë të re, dhe se do të gjykojë sipas sheriatit që i është dhënë Pejgamberit Muhamed ﷺ.

Dr. Bashkim Aliu

—————————

[1] Ahmedi në Musned; Muslimi në Sahih

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit