5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A më lejohet që t`i shërbej babait të burrit tim(vjehrrit) i cili nuk ka tjetër që të përkujdeset për të përveç burrit tim? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

U pyet shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini: A më lejohet që t`i shërbej babait të burrit tim(vjehrrit) i cili nuk ka tjetër që të përkujdeset për të përveç burrit tim. A lejohet që ta pastroj atë?

Përgjigje: Shërbimi që ti  i bën vjehrrit tënd është diçka për të cilën meriton të lavdërohesh sepse kjo është bamirësi dhe mirësjellje që t i bën ndaj këtij të moshuari dhe në të njëjtën kohë është mirësjellje ndaj burrit tënd. Të lejohet që ta lash përveç organeve gjenitale, të cilat nuk të lejohet që ta lash në atë pjesë nëse është në gjendje që të pastrohet vetë në atë pjesë të turpshme, kurse n.q.s as këtë ai nuk e bën dot atëherë të lejohet që ta pastrosh dhe aty por me kusht që të përdorësh dorëza që të mos kesh kontakt të drejtpërdrejtë me auretin e tij. Gjithashtu duhet me ulë shikimin(mos me shiku) sepse nuk i lejohet gruas të shohë auretin e dikujt përveç bashkëshortit dhe e kundërta.

Muhamed bin Salih el Uthejmini
(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 418)
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit