2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kriza e fentanilit po “vjen” në Evropë

Më të lexuarat

Fentanili ka një kosto prodhimi shumë më të ulët në krahasim me heroinën, por është shumë më i fortë se ajo. Në mënyrë indikative, vetëm në vitin 2022, vlerësohet të ketë shkaktuar 70,000 nga gjithsej 106,000 vdekje nga mbidoza e drogës në SHBA. Fentanili, ky opioid i fuqishëm sintetik i cili tashmë ka vërshuar tregun e drogave të forta në SHBA dhe ka shkaktuar një krizë, e cila rrezikon të transferohet në Evropë në të ardhmen.

Sipas Komisioneres së Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha në një intervistë që dha për Politico, se Evropa duhet të përgatitet për një krizë të mundshme të fentanilit në të ardhmen.

Fentanili dhe drogat e tjera sintetike nuk janë aktualisht një shqetësim kryesor për BE-në. Brenda kufijve evropianë, droga më e përdorur është aktualisht kanabisi dhe droga me rritje më të shpejtë është kokaina.

Megjithatë, të dhënat mund të ndryshojnë në të ardhmen dhe BE-ja duhet të përgatitet, siç thekson komisionerja evropiane, duke përmendur ndër të tjera edhe paralajmërimet që vijnë nga ana tjetër e Atlantikut.

Ylva Johansson së fundmi ka zhvilluar një bisedë përkatëse me ministrin e Jashtëm amerikan Anthony Blinken, i cili përmendi rrezikun e transferimit të krizës së fentanilit në Evropë.

Ekspertët e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësisë nga Drogat kanë dhënë alarmin që nga viti i kaluar, duke paralajmëruar një rritje të mundshme të qarkullimit të opioideve sintetike brenda kufijve evropianë. “Ndalimi i kultivimit të lulëkuqes nga talebanët në Afganistan mund të zvogëlojë furnizimin me heroinë në Evropë, duke krijuar kështu mundësinë e një rritje të opioideve sintetike”, thuhet në raport.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit