1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Drejtori i Gjimnazit të Gjakovës nuk e lejon të hyj në shkollë vajzën me shami

Më të lexuarat

Një vajzë me shami e cila do të duhej të fillonte mësimin si të gjithë të tjerat nuk është lejuar të hyj në gjimnazin ” Hajdar Dushi” në Gjakovë.

“Pasi ka hy në klasë e kanë thirrë në drejtori, i kanë thënë nuk mundesh me vazhdu mësimin përshkak të mbulesës”, thonë për RTI-në të afërmit e vajzës.

Vajza me shami sot nuk ka vazhduar mësimin dhe është kthyer në shtëpi.

Kohë më parë në një shkollë në Gjakovë kishte pankarta ofenduese për vajzat që mbajnë mbulesë duke i konsideruar të dëmshme baraz me duhanin, alkoolin e tj. /RTI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit