2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrezikshmëria e refuzimit të vërtetës

Më të lexuarat

MOS E REFUZONI TË VËRTETËN

Allahu, subhanehu ue teala, njerëzimit i ka dërguar pejgamber dhe i ka urdhëruar të thërrasin në adhurim Allahun dhe në Teuhidin e Tij, mirëpo shumica e popujve i përgënjeshtruan pejgamberët dhe refuzuan të vërtetën, në të cilën u thirrën (në Teuhid), kurse rezultati i tyre ishte shkatërrimi i plotë.

Profeti Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk hyn në Xhennet ai që në zemër ka një grimcë atomi kibër (mendjemadhësi)”, pastaj tha: “Kibër është të qenit kryelartë ndaj të vërtetës dhe përbuzja e njerëzve”. (Transmeton Muslimi.)

Duke u bazuar në këtë hadith, myslimani nuk guxon të refuzojë të vërtetën dhe këshillën, që mos ť’u përngjajë kafirëve dhe të bjerë në kibër, gjë e cila e ndalon të hyjë në Xhennet, ngase mençuria (urtësia) është send i humbur i besimtarit ku ta gjejë e merr.

Për këtë shkak duhet pranuar të vërtetën nga kushdo qoftë, po edhe nëse ai është shejtani.
Transmetohet se Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem, pat vendosur Ebu Hurejren rojtar të arkës shtetërore (shtëpisë së pasurisë). Një ditë prej ditësh erdhi një vjedhës që të vjedhë, mirëpo Ebu Herejreja e kapi. Vjedhësi filloi t’i lutet dhe t’i ankohet së është i dobët, dhe ky e lëshoi. Edhe kur u kthye të vjedhë edhe ditën tjetër, edhe këtë herë Ebu Hurejreja e lëshoi. Mirëpo kur erdhi ditën e tretë, Ebu Hurejreja e kapi dhe i tha: “Do të të dërgoj të Resulullahu, sal-lAllahu alejhi ue selem”, kurse vjedhësi iu drejtua duke i thënë: “Më lësho ngase unë do ta mësoj ty një ajet nga Kurani Fisnik, të cilin ajet nëse e lexon nuk të afrohet shejtani”. Ebu Hurejreja tha: “Cili është ai ajet?” Ky iu përgjigj dhe i tha: “Ky ajet është Ajeti Kursij-ajeti i 255 i sures Bekare. Pas kësaj Ebu Hurejreja e lëshoi. Ebu Hurejreja këtë ngjarje ia tregoi Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem, i tha: “A e di kush ka qenë vjedhësi? Ka qenë shejtani. Të vërtetën e ka thënë, kurse ai është gënjeshtar”. (Transmeton Buhariu.)

Muhamed Xhemil Zejno në “Minhaxh el-firkatin-naxhijeh uet-taifetil-mensureh ala dau’il kitabi ues-sunneh”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit