11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rëndësia e madhe e mbajtjes së amanetit

Më të lexuarat

إِنَّا عَرَضْنَا الْأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَن يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الْإِنسَانُ ۖ إِنَّهُ كَانَ ظَلُومًا جَهُولًا”
“Ne ua ofruam amanetin qiejve, Tokës dhe maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur.” Surja Ah’zab: 72

       

Allahu i Madhëruar tregon rëndësinë e madhe të amanetit, me të cilin ngarkoi të përgjegjshmit ligjërisht. Amanet është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave, qoftë haptazi dhe të shohin njerëzit, qoftë kur je fshehur dhe të sheh vetëm Zoti.
Allahu i Lartësuar na njoftoi se këtë detyrë ua parashtroi edhe këtyre krijesave të mëdha, si qiejve, Tokës e maleve, që të zgjidhnin për të pranuar ose jo dhe me premtimin se, nëse e përmbushnin këtë amanet siç u kërkohej nga Zoti, do të shpërbleheshin e nëse nuk e përmbushnin, atëherë do të ndëshkoheshin.
Por ato nuk pranuan ta merrnin përsipër atë, nga frika se nuk do ta përmbushnin ashtu siç u kërkohej, dhe jo për të refuzuar kërkesën e Zotit të tyre, e as për t’u treguar mospërfillës të shpërblimeve të Tij.
Por, kur Allahu ia paraqiti njeriut këtë amanet, me ato kushte të përmendura, njeriu e pranoi, edhe pse njeriu është i njohur për padrejtësinë dhe injorancën e tij.
Ai pranoi ta mbante këtë barrë të rëndë.
Kështu, në varësi të përmbushjes ose jo të këtij amaneti, njerëzit u ndanë në tri grupe:

Munafikë, që hiqen sikur e përmbushin këtë amanet nga ana e jashtme,por që në të vërtetë, në brendësi, nuk e kanë plotësuar.
Mohues e idhujtarë, që nuk e mbajnë këtë amanet as haptas e as fshehtas.
Besimtarë, që i përmbahen këtij amaneti haptas dhe fshehtas.

Pastaj Allahu i Madhëruar përmend veprat dhe veçoritë e këtyre kategorive, si dhe ndëshkimin që meritojnë, duke thënë:

“لِيُعَذِّبَ اللَّهُ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْمُشْرِكِينَ وَالْمُشْرِكَاتِ وَيَتُوبَ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا”

“Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.”
Ah’zab: 73

| Tefsiri i Sa’adit |

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit