3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MËSO LEXIMIN E KUR’ANIT

Më të lexuarat

MËSO LEXIMIN E KUR’ANIT

Kurani Fisnik është fjalë e Allahut të Lartësuar. Leximi i tij është gjëja më e mirë që e shqipton gjuha.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata të cilëve ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të.” Bekare,121.

Pejgamberi alejhis selam ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Buhariu.

“Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen melekëve shkrues, fisnikë dhe bamirës, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime.” Buhariu.

“Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut të Madhëruar, ka një shpërblim i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se Elifi, Lami dhe Mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami shkronjë dhe mimi një shkronjë.” Tirmidhiu

Duke parë vlerën e madhe të leximit Kur’anit, i cili është adhurim në vete, dijetarët kanë thënë se çdo musliman e ka obligim mësimin e shkronjave të Kur’anit, në mënyrë që ti afrohemi Krijuesit tonë me fjalën e Tij, ashtu siç e ka zbritur, pa i shtrembëruar fjalët dhe kuptimet e Tij.

Nuk po themi se secili musliman duhet të bëhet dijetarë, apo ta mësoj gjuhën arabe, por secili musliman duhet falur namazin, e për t’u falur, duhet shqiptuar drejtë fjalët e Allahut, e kjo bëhet vetëm duke i mësuar shkronjat e Kur’anit.
Mësoi këto shkronja dhe lexo Kur’an, e mos u arsyeto me punët e dynjas, se kur po na duhet një gjuhë apo kurs për punë dynjaje, po kemi kohë, e për të mësuar leximin e fjalës Zotit, po gjejmë plotë arsye të kota!
Po e perseris edhe njëhere,
Muslimani që nuk i dinë shkronjat e gjuhës arabe, është analfabet i fesë vetë, jo i gjuhës dhe kombit vetë, por i fesë vetë, andaj medito!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit