4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Gara dhe Lipovica shoqërohen në Polici

Më të lexuarat

E përditësuar: Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Bastisje në MINT

Telegrafi mëson se Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari, shefit të Departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe në zyrën e ish sekretarit Irfan Lipovica.

Sipas mëson Telegrafi ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit