Arti i prangosjes së dijes: Kur lëkura dhe muri ktheheshin në libra

Më të lexuarat

Shkruaji mendimet dhe idetë e tua në telefon, ose regjistroji ato me zë. Vepro ashtu siç vepronte (Imam) esh-Sha’biu, i cili thoshte: “Nëse dëgjon diçka (me vlerë), shkruaje atë, qoftë edhe në mur!”
​Ose vepro siç vepronte Shejkh Muhamed bin Abdurrahman bin Kasim (Allahu e mëshiroftë) i cili shënonte çdo gjë që dëgjonte, pa i shpëtuar asgjë dhe pa e shtyrë për më vonë, saqë një herë tregonte për veten e tij duke thënë: Ndonjëherë shkruaja edhe në pëllëmbën e dorës sime, për shkak të mungesës së letrës.

Një kopsht xheneti fshihet në pendën tënde pjellore, që jep frutat e saj me shije të ëmbël në çdo kohë.

​Po, ata shkruanin edhe në pëllëmbët e duarve të tyre, nga frika se mos u ikte gjahu nga duart. Madje, ata mund të bashkonin dy punë në të njëjtën kohë, vetëm për të kursyer kohën.
​Tabi’ini dhe dijetari i Hadithit, Abdullah bin Hanash (Allahu e mëshiroftë) thoshte:
“Vërtet i kam parë ata duke shkruar mbi pëllëmbët e tyre me kallama (pendë) në prani të el-Bera-it (sahabiut të Profetit).“

​📚 Libri: “El-Muteledhidhune bil Ilmi”, fq. 461

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit