2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shefi i BE-së, Szunyog: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, por duhet angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri

Më të lexuarat

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq shefi i BE-së në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se në komision ka njoftuar se masat e BE-së janë të të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri.

I shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE-së e 3 qershorit”, shkruan Szunyog. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit