1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Maqedoni e Veriut, mbërrin grupi i parë i haxhinjve

Më të lexuarat

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga Arabia Saudite mbërriti grupi i parë haxhinjve kryesisht nga Tetova dhe rrethina, ndërsa ditëve në vazhdim është paraparë të mbërrijnë edhe grupet tjera, ku gjithsej 2.030 haxhinj shkuan në haxh

 

Grupi i parë i haxhinjve të Maqedonisë së Veriut është kthyer nga vendet e shenjta, nga qytetet e Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite, ku shkuan që të kryejnë haxhin, raporton Anadolu.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, haxhinjtë që u kthyen me linjë të drejtpërdrejtë nga Medina, u pritën nga anëtarët e ngushtë të familjeve, të cilët u dëshiruan mirëseardhje të afërmve të tyre.

Një nga haxhinjtë që mbërritën me grupin e parë, Hasan Rustemi, në një deklaratë për Anadolu tha se kanë kaluar shumë mirë.

“Dikush nuk ka qenë. Ajo ndikon me çfarë nijeti ka filluar. Nëse ka filluar me nijet për Zot, ka kaluar shumë mirë. Normal, atje është lodhje”, u shpreh ai.

Një haxhi tjetër, Shefkiu se kanë kaluar mirë dhe janë të kënaqur.

Idriz Idrizi, koordinator i haxhilerëve nga Myftinia e Tetovës, ku numri i haxhinjve ka qenë mbi 460, tha se ishin të vendosur shumë bukur nëpër vendet e shenjta.

“Ne si udhëheqës, të gjithë haxhinjtë të cilët i morëm përsipër e kanë kryer haxhin me sukses”, tha ai, duke treguar se ritualet e bëra në Mekë dhe Medina kanë kaluar me sukses.

Ai shtoi se për herë të parë këtë vit kanë arritur numër rekord i haxhinjve.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga Arabia Saudite mbërriti grupi i parë haxhinjve kryesisht nga Tetova dhe rrethina, ndërsa ditëve në vazhdim është paraparë të mbërrijnë edhe grupet tjera, ku gjithsej 2.030 haxhinj shkuan në haxh.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit