-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dr. Muhamed Kamal Isma’eel, njeriu i cili projektoi dy xhamitë e shenjta

Më të lexuarat

Dr. Muhamed Kamal Isma’eel, njeriu i cili projektoi dy xhamitë e shenjta


Historia e njeriut i cili e projektoi Qabenë e sotme në Mekë dhe Xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine

Dr. Muhamed Kamal Isma’eel (1908-2008)

A i ishte një inxhinier dhe arkitekt egjiptian që preferoi të ishte larg vëmendjes së publikut, i panjohur për shumë njerëz.

Ai ishte personi më i ri në historinë e Egjiptit, që ka marrë certifikatë të shkollës së mesme, më i riu që u regjistrua në shkollën e parë Mbretërore të Inxhinierisë dhe më i riu që u diplomua prej saj, më i riu që u dërgua në Evropë për të marrë tri diploma doktoratash në Arkitekturën Islame. Ai ishte gjithashtu më i riu që mori shallin “Nili” dhe gradën “Hekuri” nga mbreti.

Ai ishte inxhinieri i parë që ndërmori planifikimin dhe zbatimin e projektit të zgjerimit të xhamive (Haremain) në Meke dhe Medine.

Ai nuk pranoi të merrte asnjë pagesë për projektin e tij inxhinierik dhe mbikëqyrjen arkitek tonike, me gjithë përpjekjet e mbretit Fahad dhe Bin Laden Company. Kur ai ua ktheu një çek prej milionash, ai i tha Bakar bin Ladanit: “Pse duhet të pranoj para (për punën time) në dy xhamitë e shenjta, si do të përballem me Allahun (në Ditën e Gjykimit)?”

Ai u martua në moshën 44vjeçare, gruaja e tij lindi një djalë dhe vdiq. Dhe më pas ai nuk u martua dhe ia kushtoi kohën e tij të plotë adhurimit të Allahut derisa vdiq. Ai jetoi njëqind vjet, dhe ato i kaloi në shërbim të dy xhamive të shenjta, larg vëmendjes, famës dhe parave të medias.

Ky gjeni ka një histori të mahnitshme në lidhje me mermerin (punën) e haremit (xhamisë së shenjtë), pasi ka dashur të mbulojë haremin, dyshemenë e xhamisë për ata që bëjnë tavaf me mermer të veçant për ta thithur nxehtësinë. Ky mermer ishte i disponueshëm vetëm në një mal të vogël në Greqi. Udhëtoi në Greqi dhe nënshkroi një kontratë për blerjen e sasive të mjaftueshme për harem (mermer); pothuajse gjysmën e malit.

Ai nënshkroi marrëveshjen dhe u kthye (në Mekë) dhe mermeri i bardhë erdhi (në magazinë). Dhe vërtet vendosja e mermerit në dyshemenë e xhamisë së shenjtë në Mekë përfundoi.

Pas 15 vjetësh, qeveria saudite i kërkoi atij që të vendoste një lloj mermeri të ngjashëm në xhaminë e shenjtë në Medine.

Inxhinieri Muhamed Kamal tha, kur mbreti i kërkoi të mbulonte xhaminë e Profetit me të njëjtin mermer, unë u hutova shumë, sepse kishte vetëm një vend në tokë për të marrë këtë lloj mermeri, ajo ishte Greqia, dhe unë tashmë kisha blerë gjysmën e tyre që kishin në dispozicion.

Kamal tha se ka shkuar në të njëjtën kompani në Greqi dhe ka takuar CEOn dhe e ka pyetur për sasinë që ka mbetur. CEO tha se ishte shitur menjëherë pasi ishte larguar ai, 15 vjet më parë. Kamal u trishtua shumë. Kamal u largua nga takimi dhe duke u larguar nga zyra e tyre, takoi sekretaren e zyrës dhe i kërkoi asaj të tregonte vendndodhjen e personit që bleu pjesën tjetër të sasisë së mermerit?

Ajo u përgjigj se do të ishte e vështirë të dihej nga një regjistrim kaq i vjetër. Me kërkesën e Kamal, ajo premtoi se do të kërkonte në regjistrimin e vjetër. Kamal i dha asaj adresën dhe numrin e hotelit dhe i premtoi se do ta vizitonte sërish ditën tjetër. Kamal tha se gjatë largimit nga zyra, ai mendoi: “Pse dua të di se kush e bleu (atë)? Duke u shprehur me veten time, Allahu do të bëjë të ndodhë diçka e mrekullueshme.”

Të nesërmen, pak orë para se të nisej për në aeroport, Kamal mori një telefonatë nga sekretarja që i thoshte se kishte gjetur adresën e blerësit. Kamal shkoi në zyrën e tyre me një ritëm të ngadaltë duke menduar se çfarë do të bëja me adresën e blerësit, pasi kishin kaluar shumë vite?

Kamal arriti te zyra dhe sekretarja i dha adresën e kompanisë që bleu pjesën tjetër të mermerit. Kamal tha se zemra e tij pulsoi dhe rrahu thellë në momentin kur zbuloi se kompania që bleu mermerin ishte një kompani saudite.

Kamal fluturoi për në Arabinë Saudite të njëjtën ditë dhe me të mbërritur, ai shkoi direkt në zyrën e kompanisë që bleu mermerin dhe takoi drejtorin dhe e pyeti se çfarë kishte bërë me mermerin që kishte blerë shumë vite më parë nga Greqia. Ai tha se nuk më kujtohet. Ai kontaktoi dhomën e depos (së kompanisë) dhe i pyeti për mermerin e bardhë nga Greqia dhe ata i thanë se e gjithë sasia është në dispozicion; nuk është përdorur kurrë.

Kamal filloi të qante si një foshnjë dhe më tej ia rrëfeu historinë e plotë pronarit të kompanisë. Kamal i dha pronarit një çek bosh dhe i kërkoi të shkruante shumën që dëshiron. Kur pronari e kuptoi se mermeri është për xhaminë e Pejgamberit a.s., ai tha se nuk do të pranojë as edhe një rial. Allahu më bëri ta blej këtë mermer dhe ta harrojë atë, sepse ai ishte menduar të përdorej për xhaminë e Pejgamberit a.s.(1)

Përktheu dhe përshtati nga gjuha angleze:

Ma. Muzaqete Kosumi

1. https://www.linkedin.com/pulse/manwhodesignedmakkahmadinamasjidsakramwasim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit