19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Vizitë urimi e Reisul Ulemasë te drejtori i Medresesë “Isa Beu”

Më të lexuarat


Vizitë urimi e Reisul Ulemasë te drejtori i Medresesë “Isa Beu”
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të BFI-së, realizuan një vizitë urimi te drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islami. Reisul Ulema në emër të tij dhe në emër të bashkëpunëtorëve dhe organeve të BFI-së e uroi drejtorin për detyrën e re, duke theksuar se Medreseja është vatër e rëndësishme e dijes dhe emanet i gjithë besimtarëve tanë, prandaj duhet ta ruajmë, të punojmë dhe ta zhvillojmë atë në të gjitha fushat. Reisi tha se beson në kapacitetin intelektual dhe profesional të drejtorit të ri dhe në rezultatet në punën e tij.
Drejtori Dr. Islam Islami, falënderoi Reisul Ulemanë dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, duke theksuar se është i vetëdijshëm për detyrën dhe obligimet dhe veço faktin që ai është udhëheqësi i parë i Medresesë që ka dalë pikërisht nga bankat e saj. Në takim u tha se në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi për realizimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me punën dhe mirëmbajtjen e Medresesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit