2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një dekadë në fushën e Marketingut.

Më të lexuarat

Një dekadë në fushën e Marketingut. Kthim pas në 2010-tën dhe çfarë pritet të sjellë e ardhmja Për të parë në të ardhmen, duhet të hedhim një sy në të shkuarën.Si ka ndryshuar marketingu në 10 vitet e fundit? Cilat janë përmirësimet dhe mangësitë? Çfarë kemi mësuar dhe si mund ta zbatojmë këtë njohuri në dekadën e ardhshme?Le të hedhim një sy në disa nga arritjet më të mëdha të dekadave para viteve 2010, të cilat revolucionalizuan fushën e marketingut po aq sa çdo gjë tjetër: Vitet 1980: Reklamat në print. Sigurisht që nuk kanë lindur në këtë dekadë, por reklamat në print shpërthyen me të vërtetë në këtë periudhë dhe në të njëjtën kohë me popullarizimin e botimeve desktop dhe kompjuterave personalë. Të ardhurat nga reklamat e gazetave arritën në 25 miliardë dollarë në vitin 1985.
Vitet 1990: Interneti. Ardhja e World Wide Web shkaktoi një transformim në mënyrën se si aksesonin njerëzit në informacionin dhe si ndërvepronin me njëri-tjetrin. Gjërat nuk do të ishin kurrë më njësoj.
Vitet 2000: Mediat sociale. LinkedIn, Facebook, Twitter dhe shumë rrjete të tjera sociale filluan të përhapen kudo, pasi ueb-i filloi të realizonte potencialin e tij të vërtetë lidhës, duke bashkuar njerëzit në mbarë botën.
Vitet 2010: Disa tendenca konkurruese dhe të ndërthurura.
Ka një sërë historish të ndryshme që mund të paraqiten si tema mbizotëruese për dekadën e mëparshme. Le të shqyrtojmë disa prej tyre dhe çfarë nënkuptojnë ato.Cilat tendenca përcaktuan marketingun në vitet 2010?Nga të dhënat e mëdha (Big Data) te fuqizimi i klientit, deri te strategjia e përmbajtjes e më gjerë, këto janë ndryshimet sizmike që sunduan vitet 2010 për marketerët: Dekada e Big Data.Ndërsa “autostrada e informacionit” filloi të fuqizohej, kompanitë dhe marketerët filluan të përdorin mënyra të reja për të shfrytëzuar vëllimin e jashtëzakonshëm të të dhënave që demokratizoheshin nga uebi, gjë që aktivizoi nivele të reja të segmentimit, personalizimit dhe njohurive të klientëve. Deri në fund të dekadës, markat i konsideronin të dhënat e klientëve të tyre si një pjesën më të rëndësishme të mbarëvajtjes së tyre. Përqëndrimi i shtuar te të dhënat hapi gjithashtu rrugën që teknologjitë si automatizimi, mësimi i makinerive dhe AI të luanin role të rëndësishme në evolucionin e marketingut.Nga ana tjetër, shfaqja e vazhdueshme e të dhënave të mëdha (Big Data) solli ligje dhe rregullore të reja për privatësinë e të dhënave, të dizejnuara për t’u siguruar konsumatorëve mbrojtje dhe pronësi mbi informacionin e tyre personal.Dekada e Fuqizimit të Klientit.Klientët u fuqizuan si kurrë më parë në vitin 2010 nëpërmjet mundësive të pafundme që u dhanë platformat e ndryshme në internet si mediat sociale, blogjet etj,. Tashmë kontrolli nuk ishte më në duart e markave të ndryshmë por të klientëve të tyre.Ndërkohë, mbrojtja e klientit dhe e fjalës së tyre u bënë idealet e marketerëve. Së bashku me rritjen e të dhënave të mëdha dhe normën e re digjitale erdhi një dobësim i durimit ndaj promovimeve të parëndësishme dhe të padëshiruara, të cilat kontribuonin në rritjen e mosbesimit në shërbimet dhe produktet që ofronin markat e ndryshme. Konsumatorët gjithashtu u bënë më autonomë në mënyrën se si bënin blerjet. Lehtësia në rritje e aksesit të informacionit nëpërmjet internetit bëri që njerëzit të hulumtonin vetë, në vend që të mbështeteshin te reklamuesit ose shitësit për t’i udhëhequr. Ndërsa tregtia elektronike dhe shërbimet sipas kërkesës u përhapën në masë, klientët fituan pavarësi të mëtejshme. Këto tendenca e ndryshuan rrënjësisht peisazhin e marketingut.Dekada e Stategjisë së Përmbajtjes.Marketingu i përmbajtjes kishte zënë tashmë një vend në tryezë nga fillimi i dekadës. Por në atë kohë, prioriteti kryesor ishte thjesht sasia. Kur Instituti i Marketingut të Përmbajtjes (CMI) publikoi raportin e tij të parë për standardet, buxhetet dhe tendencat e marketingut të përmbajtjes në 2010, sfidat kryesore të cituara nga marketerët ishin të gjitha të lidhura me prodhimin dhe vëllimin.Në nëntë vitet që pasuan, prodhimi i shfrenuar i përmbajtjes pa mbështetjen e duhur strategjike ka çuar në mbingopje dhe një çekuilibër midis sasisë dhe cilësisë. Në raportin më të fundit të krahasimit të CMI 2020, marketerët cituan vendosjen e prioritetit te cilësia e audiencës, shpërndarja e përmbajtjes dhe përmirësimi i matjes.Dekada e Maturimit të Mediave Sociale.Shumë nga platformat më të njohura të mediave sociale që ne njohim sot u shfaqën për herë të parë në vitet 2000, por në këtë dekadë të fundit ne i kemi parë vërtet të lulëzojnë dhe të rriten në popullaritet. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i përdoruesve globalë të mediave sociale u rrit nga më pak se 1 miliard në gati 3 miliardë. Në fillim të dekadës, 42% e të rriturve në SHBA kishin të paktën një faqe në mediat sociale; në fillim të vitit 2019, kjo shifër ishte deri në 72%.Lexo: Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë NëntorSigurisht që ne e kemi parë këtë rritje në cepin tonë të sferës sociale. Në vitin 2010, LinkedIn kishte 70 milionë anëtarë. Sot, LinkedIn ka më shumë se 660 milionë profesionistë nga e gjithë bota.Ndërsa adoptimi është rritur në mënyrë të qëndrueshme, rrjetet e mediave sociale janë bërë më të fuqishme dhe më funksionale. Sondazhet tregojnë se një person mesatar shpenzon rreth 2.5 orë në ditë në rrjetet sociale dhe platformat e mesazheve, duke e bërë këtë kanal të pamundur për t’u injoruar nga marketerët digjitalë.Dekada e marketingut celular.Nga viti 2011 deri në vitin 2019, interneti celular pati një rritje prej 504% në konsumin ditor të mediave. Ajo që dikur ishte relative, tani është bërë standarde. Ndërkohë që celularët ishin diiçka e veiçantë për t’u pasur 10 vjet më parë, tani ato janë thelbësore. Algoritmet e kërkimit dhe përdoruesit aktualë “ndëshkojnë” faqet që nuk shfaqen dhe nuk funksionojnë siç duhet në ekranin e vogël.Dekada e videove dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.Ndërsa shpejtësia e internetit ka ardhur duke u rritur, transmetimi i videove është bërë më i aksesueshëm dhe i zakonshëm. Veçanërisht transmetimi i drejtpërdrejtë ka gjetur themelet e veta. Rritja e jashtëzakonshme e Twitch, një shërbim i transmetimit të drejtpërdrejtë që filloi në vitin 2011 dhe që tani krenohet me më shumë se 15 milionë përdorues të përditshëm, ka fituar tërheqje të konsiderueshme për marketerët, megjithëse përdorimi i transmetimit të drejtpërdrejtë nuk e ka arritur ende kulmin e tij.Cilat tendenca do të përcaktojnë vitet 2020?Në këtë pikë, ne vetëm mund të spekulojmë. Por, në ndjekjen e tendencave që na kanë çuar deri në këtë pikë, këtu janë disa supozime mbi lëvizjet kryesore të marketingut tek të cilat do të kthejmë kokën dhe do të reflektojmë në vitin 2030.Besimi: Është tashmë një prioritet i madh për shumicën e marketerëve, por do të bëhet i tillë për të gjithë marketerët dhe do jetë një nga elementet më të rëndësishëm. Klientët do të kenë gjithmonë fuqinë. Markat duhet të fitojnë besimin e tyre duke synuar plotësimin e kërkesave dhe krijimin e një imazhi të mirë te klientët e tyre. Interaktiviteti: Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra, duke filluar nga asetet digjitale ndërvepruese te reklamat bashkëbiseduese deri tek rritja e angazhimit të markës në mediat sociale. Në një mënyrë apo tjetër, monologët e markave do të bëhen gjithnjë e më shumë dialogë.Synimi: Marketerët do të fillojnë të ndërtojnë strategji rreth qëllimit – si mund ta përafrojmë mesazhin tonë me kontekstin dhe qëllimet e një përdoruesi specifik?Linkedin
Përktheu: Sabina Iskurti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit