-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Situatë e qetë në veri, por që vijnë reagime

Më të lexuarat

Sarrazin pas zhvillimeve në veri: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës dhe reagimet e dhunshme të protestuesve

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sarrazin pak para takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se dënojnë vendimin e Qeverisë për të detyruar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat e komunave në veri, transmeton Telegrafi.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX, KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të premten grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë dhe dëmtuan disa të tjera.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit