18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pamje: testi i tretë i Bayraktar Kızılelma

Më të lexuarat

Avioni luftarak turk pa pilot, drejt suksesit final

Avioni luftarak turk pa pilot Bayraktar Kızılelma ka përfunduar fluturimin e tretë testues si dhe testin e identifikimit të sistemit të lartësisë së mesme. Kompania turke Baykar theksoi se janë shumë të kënaqur me rezultatet.

Drejtori i kompanisë Selcuk Bayraktar publikoi një video të testit të ri.

“Aeroplani luftarak Bayraktar ka përfunduar me sukses testin e identifikimit të sistemit të lartësisë së mesme. Avioni luftarak pa pilot arriti një lartësi prej 20,000 këmbësh. Testet në avion do të vazhdojnë dhe ne planifikojmë të fillojmë prodhimin masiv deri në fillim të vitit 2024”, tha Bayraktar.

Gjithashtu, drejtori i kompanisë theksoi se Baykar po përgatitet edhe për fluturimin e parë të avionit pa pilot TB3, i cili do të jetë avioni i parë i këtij lloji që do të mund të ngrihet dhe ulet në aeroplanmbajtëse me pista të shkurtra. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit