9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Francë, vazhdojnë protestat kundër dhunës së policisë

Më të lexuarat

Pas plagosjes së ambientalistëve në protestën kundër baseneve artificiale të ujit në Francë, në qytete të ndryshme të vendit u protestua kundër dhunës së policisë

Pas plagosjes së ambientalistëve në protestën kundër baseneve artificiale të ujit në Francë, në qytete të ndryshme të vendit u protestua kundër dhunës së policisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave franceze, mijëra njerëz dolën në rrugë në qytete të ndryshme si Paris, Lion, Nante dhe Lille për të mbështetur protestuesit që u plagosën në protestën kundër ndërtimit të baseneve artificiale të ujit dhe kundër dhunës policore.

Ndërsa protestuesit u mblodhën në sheshin para bashkisë në Paris, disa prej tyre u shpërndanë në rrugët anësore. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës teksa protestuesit u vunë flakën plehrave dhe barrikadave.

Theksohet se ka patur momente të tensionuara mes policisë dhe demonstruesve në protestën në Lion.

Shtatë protestues u arrestuan në Paris dhe të paktën dy në Lion.

Shumë persona u plagosën

Mijëra ambientalistë protestuan në fshatin Saint-Soline në provincën Deux-Sevres të vendit më 25 mars kundër ndërtimit të 16 baseneve ujëmbledhëse artificiale në rajon.

Burimet zyrtare thanë se në përleshjet mes palëve në protesta ku kanë ndërhyrë ashpër policia dhe xhandarmëria janë plagosur 28 xhandarë dhe 7 protestues.

Organizatorët, nga ana tjetër, deklaruan se janë plagosur rreth 200 protestues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit