Kam një shok, të cilit i kanë ndërruar jetë tre nga punëtorët e tij të huaj dhe ka vite që rrogat e tyre, vazhdon t’jua dërgojë familjeve të tyre nëpër shtetet nga kishin ardhur.
Vepërmirë që i kam njohur
Prej shumë vitesh, ajo për ditë milte lopët dhe delet e saja dhe qumështin e fuste nëpër shishe të përmasave të ndryshme, pastaj ato i vendoste në derën e shtëpisë që ti merrnin kalimtarët dhe puntorët.
Vepërmirë që i kam njohur
Kam njohur një njeri që quhej Muhamed Faiz. Nga punët e tij të habitshme ishte se kur kalonte bashkë me familjen e tij para fëmijëve fukarenj, jua hiqte këpucët fëmijëve të vet dhe ua jepte fëmijëve të varfër, duke iu premtuar të vetëve që do ua zëvendësonte me të tjera.
Vepërmirë që i kam njohur
Për 14 vjet, ajo nuk e shkëputi vizitën e burrit të saj që kishte kaluar në koma, të cilit i lexonte kuran për çdo natë, derisa me mirësinë e Zotit, ai doli nga koma dhe u shërua.
Vendos në rrugën tënde gjithmonë këtë parrullë: “Bëhu vepërmirë edhe nëse nga njerëzit nuk gjen mirë”
Vepërmirë që i kam njohur
Bëj ndërmjet vetes dhe Allahut një vepër të fshehtë që askush tjetër nuk e di, përveç Tij, ke për ta parë rezultatin e saj që në këtë jetë, para jetës tjetër.
E falënderoj gjithkënd që është vepërmirë dhe shpërndan mesazhin dhe unë mendoj se edhe ti je nga vepërmirët.
Nga Muhamed el-Arifi