0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Türkiye dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuranit në Holandë

Më të lexuarat

Ambasadorit holandez Joep Wijnands i është kumtuar se Türkiye dënon “aktin e urryer dhe të neveritshëm” dhe kërkon që Holanda të mos lejojë “akte të tilla provokuese”.

Türkiye thirri të martën ambasadorin holandez në Ankara Joep Wijnands për “një sulm të poshtër” ndaj Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, në Hagë.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e poshtër të një personi antiislamik në Hagë, Holandë, më 22 janar, duke synuar librin tonë të shenjtë, Kuranin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.


“Ky akt i neveritshëm, i cili, pas Suedisë, ndodhi këtë herë në Holandë, duke fyer vlerat tona të shenjta dhe duke pasur një krim të urrejtjes, është një deklaratë e qartë se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin kufij në Evropë”, thuhet në komunikatë.


Mes të tjerash, ata shtojnë se këto veprime drejtpërdrejt synojnë të drejtat dhe liritë themelore, vlerat morale dhe tolerancën sociale jo vetëm të myslimanëve, por të gjithë njerëzimit dhe dëmtojnë gjithashtu kulturën e të jetuarit së bashku në paqe, theksohet në deklaratë.

Ambasadorit holandez Joep Wijnands i është kumtuar se Türkiye dënon “aktin e urryer dhe të neveritshëm” dhe kërkon që Holanda të mos lejojë “akte të tilla provokuese”.

“Ne presim që autoritetet holandeze të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër autorit të incidentit dhe të zbatojnë masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla”, thuhet në komunikatë.

Deklarata erdhi pasi Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, të dielën grisi faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë. Videoja e Wagensveld në Twitter tregoi se ai dogji faqet e grisura të librit të shenjtë në një tigan.

Kjo pasoi një protestë përpara Ambasadës Turke në Stokholm të shtunën, duke përfshirë djegien e një kopjeje të Kuranit me mbrojtjen e policisë dhe lejen e qeverisë suedeze, të cilën Türkiye e dënoi si një “akt provokues” të “krimit të urrejtjes”.

TRT Balkan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit