Akti i ulët i Stokholmit pasohet në Hagë, në Europën e “qytetëruar”
Aktet antislame e antimuslimane me Kur’an kanë vijuar dhe në Hollandë, pas Suedisë ku Librit të Shenjtë të Islamit me burim hyjnor iu vu flaka nga një ekstremist djathtist, Rasmus Paludan.
Në Hollandë ka qenë udhëheqësi i organizatës antiislamike PEGIDA, Edwin Wagensveld, i cili grisi faqet e Librit, siç në Suedi, edhe aty nën mbikëqyrjen e policisë në Hagë. Pra, në dy rastet, shteti bën sehir pas jep leje për aktin e ulët, në emër të “lirisë së shprehjes”.
Reagoi menjëherë Ankaraja zyrtare, pasi akte të tilla kanë dhe burim gjeopolitik përpos social, duke shënjestruar Turqinë, siç në Suedi, ku djegia e Kur’anit u krye para ambasadës turke.
“Ky akt i neveritshëm, i cili ndodhi këtë herë në Holandë pas Suedisë, duke fyer vlerat tona të shenjta”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
Ambasadori holandez në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme turke pas aktit të ndodhur në Hagë.
“Ambasadori holandez në Ankara u thirr në ministrinë tonë dhe ne e dënuam dhe protestuam këtë akt të urryer dhe të neveritshëm dhe kërkuam që Holanda të mos lejojë veprime të tilla provokuese”, shtoi diplomacia turke në deklaratën e saj.
“Ky akt i neveritshëm, i cili ndodhi këtë herë në Holandë pas Suedisë, duke fyer vlerat tona të shenjta dhe duke përfshirë një krim urrejtjeje, është një deklaratë e qartë se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin kufij në Evropë,” nënvizon Ministria turke të Punëve të Jashtme. /tesheshi.com/