-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SI U BËRE KAQ I KEQ

Më të lexuarat

Nëna i tha të birit se nëse e plotëson ushqimin do të dërgoj në park. I biri arriti ta plotëson ushqimin dhe i tha: Nëna ime, eja të shkojmë tani në park!

Ajo ia kthehu: Koha kaloi dhe jashtë është një egërsirë që i ha fëmijët, tani nuk mundemi të dalim!!

Djaloshi u ul i mërzitur dhe ndërkohë i dëgjonte zërat e fëmijëve duke luajtur jashtë në rrugë pa mos i kafshuar asnjë egërsirë.

Rrëfimi vazhdon!!

Djaloshi u rrit pak dhe hyri në shkollë. Mësuesi i lajmëroi se ai që e përmirëson sjelljen do ta merr në shëtitje në fundjavë. Djaloshi u mundua që të bëhet prej të parëve që do t’i zgjedh mësuesi për shëtitje dhe, pasi që përfundoi java e pyeti mësuesin: Kur do të shkojmë në shëtitje?!

Mësuesi u përgjigj: Për cilën shëtitje flet?!

Rrëfimin vazhdon!!

Babai i djaloshit hyri në shtëpi dhe e gjete të birin duke i përsëritur mësimet dhe i tha: Biri im, nëse kalon me sukses këtë vit do të blej një biçikletë! Përfundoi viti dhe doli i pari në klasën e tij!

Shkoi te babai dhe i tha: Ku është biçikleta ime?! Prindi ia kthehu: Biçikleta është e rrezikshme, ka mundësi të ndodh ndonjë fatkeqësi, leje atë!

Rrëfimi vazhdon!

Fëmija u rrit dhe u bë një rrenacak dhe mashtrues i madh dhe të gjithë e pyesnin se:

“Prej nga erdhe me këtë moral dhe sjellje të keqe?!”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit