-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHPIRTI IM TË LUTEM PËR HIR TË ALLAHUT TË MË SHPËTOSH

Më të lexuarat

E pyeta shpirtin tim a nuk u lodhe më?! Pse po vazhdon të mëkatosh?!
Pse po të shoh të shkujdesur në mesin e njerëzve?!

Çuditem me ty se, pse nuk po kërkon mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar!
Shpirti im, mos u bë nga ata të mashtruarit dhe kapu për rrugën e drejtë!
Çfarë do të thuash atë Ditë kur do të merresh në llogari?!

A do të gënjesh dhe do të pretendosh se ke qenë prej të paditurve!
Si është e mundur të kishe qenë prej të paditurve kur kishe mendje që të logjikosh!
Pse nuk ishe nga falënderuesit?!
A nga mendjemadhësia i refuzove adhurimet e Zotit tënd?!
Apo të mashtroi dynjaja me kënaqësitë e saj dhe të bëri nga të shkatërruarit?!
Mjerë për ty nëse nuk e vendos të pendohesh dhe nga gjynahet të largohesh!
Të lutem për hir të Allahut që në rrugë të drejtë të shkosh dhe nga zjarri i Xhehenemit të më shpëtosh!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit