4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SPROVAT DHE SUKSESI I JUSUFIT (A.S.)

Më të lexuarat

Sahrawi men walk in the desert after a ceremony marking the 35th anniversary of the proclamation of independence of the Sahrawi Arab Democratic Republic on February 27, 2011 in the Western Sahara village of Tifariti. Western Sahara is a former Spanish colony which was annexed in 1975 by Morocco. The Polisario Front, backed by Algeria, wants independence for the territory on the west African coast. AFP PHOTO / DOMINIQUE FAGET (Photo credit should read DOMINIQUE FAGET/AFP/Getty Images)

Jeta e profetit Jusuf (a.s.) përmban ndodhi të paparashikueshme dhe të pazakonta. Përmban sprova të njëpasnjëshme dhe të llojeve të ndryshme. Por, më interesante është fakti se kur ai filloi përballjen me këto sprova ishte akoma një djalosh i ri, pa mbushur të 15-tat.

Sprova e tij e parë ishte urrejtja, smira dhe xhelozia e vëllezërve të tij. Sprova e dytë ishte ndarja nga familja. Ndoshta problemi ynë është se kur radhisim këto sprova, thjesht i lexojmë ato dhe nuk mundohemi të përjetojmë emocionin që mund të ketë një i ri, i cili përballet me urrejtjen dhe smirën e vëllezërve, të afërmve apo shokëve që e rrethojnë! Mundohuni dhe imagjinoni vetëm për pak se çdo të thotë që një i ri të ndahet nga familja në atë mënyrë për të mos u kthyer më. Sprova e tretë ishte hedhja e tij në një pus të thellë me synim që të vdiste. Sprova e katërt ishte se ai njeri i ndershëm u shit si skllav i rëndomtë. Sprova e pestë ishte se ai u ekspozua ndaj joshjes së gruas së ministrit dhe më pas u akuzua me nderin e tij duke u futur në burg.

Ai, për ndershmërinë e të cilit profeti Muhamed (a.s.) thotë se: “Sa i ndershëm është i ndershmi, biri i të ndershmit, biri i të ndershmit, biri i të ndershmit, Jusufi, biri i Jakubit, biri i Is’hakut, biri i Ibrahimit” . Më pas, ai u bë nga njerëzit më të pasur të Egjiptit, drejtues i ekonomisë shtetërore, dhe kështu u sprovua me pasuri e mundësi financiare. Por, sprova më e madhe e Jusufit (a.s.) ishte kur ai fali vëllezërit e tij, vëllezërit të cilët ishin shkaku i vetëm i të gjithë vuajtjeve në jetën e tij.

Ata u penduan nga smira, xhelozia dhe e keqja që i kishin bërë atij dhe thanë: “Për Zotin, është e vërtetë që Zoti të ka lartsuar mbi ne. padyshim që ne ishim fajtorë.” (Jusuf 91). Ndërsa përgjigja e Jusufit a.s ishte: “Sot nuk ka qortim kundër jush. Zoti u faltë. Ai është mëshiruesi mëshiruesve!” (Jusuf 92)

Padyshim që kjo sjellje, na kujton Profetin tonë të dashur, kur pas 10 viteve kthehet triumfator në vendlindje. E kur Abasi i thotë Ebu Sufjanit, i cili ishte lideri i çdo të keqe që i ishte bërë Profetit, të shkojë t’i kërkoi falje dhe të pranojë Islamin, ai u shpreh se kishte frikë mos e ndëshkonte. E kështu Abasi i mëson atij të lexojë ajetin e sures Jusuf, që vëllezërit e tij thanë kur u penduan për gabimet e tyre, dhe ai mori guximin e doli para të dërguarit të Zotit. Profeti ynë i dashur e pyeti: “Përse ke ardhur o Ebu Sufjan?” E kur ai ia kthen me fjalët e njëjta si të vëllezërve të Jusufit, duke treguar pendim, i dërguari i Zotit, i cili ishte dërguar si mëshirë për njerëzimin i thotë fjalët e njëjta si të Jusufit (a.s.): “Sot nuk ka qortim kundër jush. Zoti u faltë. Ai është mëshiruesi mëshiruesve!”

Këta janë profetët e Zotit, të cilët janë dërguar për të na treguar me veprat e tyre shembuj konkret, se si duhet të jemi. Të gjithë ata që kanë zemrën e mbushur me zili, smirë, urrejtje dhe ndjenja armiqësie, të lexojnë Kuranin, të lexojnë suren Jusuf dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur. Doni të jeni si vëllezërit e Jusufit dhe si Mekasit kundër profetit tonë, apo dëshironi të jeni si ata dy profetë të Zotit që falnin e mëshironin.

Historia e Jusufit konsiderohet si historia më e bukur në Kuran, sepse të gjithë personazhet aty përfundojnë mirë. Gruaja e ministrit dhe gratë e tjera që deshën t’i bëjnë keq u penduan, bashkëvuajtësi në burg doli nga burgu dhe filloi punën që kishte më parë, mbreti i Egjiptit mbajti fronin dhe ruajti popullin e tij nga zia, e gjithë lindja e mesme shpëtoi nga zia falë zgjuarsisë së Jusufit (a.s.), vëllezërit e tij u penduan për atë çfarë kishin bërë, babait të tij, Jakubit (a.s.), iu bashkua e gjithë familja. Dhe vetë Jusufi (a.s.) me lejen e Zotit, doli me sukses nga të gjitha situatat e vështira, falë mbështetjes që tregoi ndaj Zotit të tij. Pra, e gjithë historia flet për suksesin e arritur pas shumë sprovave.

Taulant Bica

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit