1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A lejohet të përdorim auto-tune në recitimet kuranore?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili është gjykimi i përdorimit të efekteve vokale (kompjuterike) ose filtrave të akordimit automatik të zërit (auto tune) për recitimin e Kuranit? Ju lutem vini re se unë do ta përdor atë në një mënyrë të thjeshtë për të zbukuruar tingullin, dhe nuk do të shkoj në ekstreme në këtë. Cili është gjykimi i efekteve vokale për Kuranin në përgjithësi?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Vendimi për përdorimin e efekteve vokale (zanore) për recitimin e Kuranit

Nuk ka asgjë të keqe të përdorësh përforcues dhe efekte vokale për recitimin e Kuranit, nëse kjo nuk do të çojë në përsëritjen e tingullit të shkronjave, ose në zhdukjen e tyre, ose në ndryshimin e rregullave të texhvidit, me kusht që recituesi të recitojë pa mos e kufizuar veten në një mekam (modë ose shkallë) ose melodi të caktuar.

Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: ‘Njëri nga imamët e xhamive po pyet: “Të dëgjuam duke folur për rritjen e zërit (jehonën); çfarë the”

Ai tha: “Ajo që thamë ishte se nëse kjo rritje vokale (jehonë) shpie në përsëritjen e tingullit të shkronjës, atëherë është haram, sepse është duke i shtuar diçka fjalëve të Allahut, dhe kjo nuk lejohet.

Por nëse nuk shpie në përsëritjen e zërit, atëherë e shqyrtojmë çështjen më tej: Nëse zëri i recituesit do të tingëllojë si zëri i këngëtarit, atëherë kjo gjithashtu nuk lejohet, por në këtë rast nuk mund të themi përfundimisht se është haram, sepse nuk ka asnjë shtesë në formulimin e Kuranit. Kjo është ajo që ne themi për këto përmirësime.

Për më tepër, ne themi: “O vëllezër, ajo që ka rëndësi nuk është melodia që ju prek dhe ju duket e këndshme; më tepër ajo që ka rëndësi është të përqendrohemi me përulësi (dhe të prekemi nga fjalët e Kuranit). Sa shumë njerëz lexojnë pa mikrofon, e lëre më përmirësime vokale, por është më e favorshme për përqendrim dhe reflektim për të dhe për dëgjuesit e tij.” [1]

Së dyti:

Përdorimi i akordimit automatik (auto tune) për recitimin e Kuranit

Akordimi automatik është një mjet për pastrimin e zërit, i cili punon për të përmirësuar zërin, për të anuluar çdo shtrembërim dhe për të ndryshuar lartësinë e zërit.

Vendimi i leximit me mekamet (mënyra ose tinguj) është diskutuar më parë.

Por nuk lejohet përdorimi i akordimit automatik, edhe nëse recituesi nuk i kushton rëndësi mekametit dhe nuk kufizohet në atë, për shkak të asaj në të cilën kjo çon në lënien e disa zanoreve, madje edhe disa shkronjave, e lëre më disa rregulla të texhvidit, sipas asaj që na kanë thënë disa specialistë.

Shejh Sulejman El-Mexhid (Allahu e ruajtë) u pyet: “Cili është gjykimi i përdorimit të filtrave dhe efekteve vokale për recitimin e Kuranit, siç janë ato që njihen si filtra automatikë? Shpresoj t’i përgjigjeni pyetjes sime, Allahu ju bekoftë.”

Ai u përgjigj: “Nuk lejohet futja e këtyre efekteve vokale në recitimin e Kuranit.”

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.com

——————————————————————

[1] Lika’ul-Bab el-Maftuh 109/14.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit