1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024


“Diskriminohen pacientët me prejardhje migrante në sektorin e shëndetësisë në Holandë”

Më të lexuarat

Drejtori i Fondacionit “Statera Science Institute”, Gökhan Çoban tha se me hulumtimet e tyre synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për diskriminimin e pacientëve me origjinë emigrante në sektorin e shëndetësisë

Në sektorin e shëndetësisë në Holandë ka diskriminim dhe racizëm ndaj pacientëve me prejardhje migrante, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondacioni “Statera Science Institute” ka publikuar raportin e një studimi shkencor mbi qëndrimin ndaj pacientëve me prejardhje migrante në sektorin e shëndetësisë.

Në raportin e titulluar “Diskriminimi të bën të sëmurë”, thuhet se disa profesionistë të kujdesit shëndetësor kanë diskriminuar dhe kanë treguar racizëm ndaj pacientëve me prejardhje migrante.

Raporti thekson se përvojat e pacientëve me prejardhje migrante përfshijnë “mos marrja seriozisht nga mjekët e tyre, qëndrimet negative të profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe nganjëherë ekspozimi ndaj racizmit ose diskriminimit të hapur”.

Në raport thuhet se pacientët me prejardhje migrante trajtohen ndryshe nga pacientët e tjerë për shkak të paragjykimeve, mungesës së mirëkuptimit, mungesës së komunikimit apo barrierave gjuhësore dhe se lufta kundër diskriminimit në sektorin e shëndetësisë duhet të studiohet dhe më pas të merren masat e duhura.

Më tej theksohet se pacientët me prejardhje migrante “mund të marrin trajtim të dobët” për shkak të prejardhjes së tyre emigrante, edhe nëse ata nuk kanë pengesë gjuhësore dhe janë të arsimuar të lartë.

Hulumtimi përbëhej nga intervista të detajuara me 6 punonjës profesionistë të shëndetësisë dhe 183 pjesëmarrës tjerë.

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë nevojë për edukim më të mirë kulturor”

Drejtori i Fondacionit “Statera Science Institute”, Gökhan Çoban për Anadolu Agency (AA) tha se me hulumtimet e tyre synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për diskriminimin e pacientëve me origjinë emigrante në sektorin e shëndetësisë.

“Pas diskriminimit të bërë nga zyra tatimore holandeze, diskriminimi në bazë të identitetit dhe fesë shihet edhe në sektorin e shëndetësisë. Diskriminimi në shëndetësi është shumë i dëmshëm për shëndetin e pacientit. Pacientët trajtohen ndryshe sipas identitetit ose fesë së tyre. Kjo shkakton dallime në trajtim. Ky ndryshim në trajtimin mjekësor do të thotë që pacientët nuk marrin gjithmonë trajtimin e duhur”, tha Çoban.

Ai tha se diskriminimi në Holandë është një problem i hasur shpesh në vitet e fundit. “Sektori i shëndetësisë duhet ta marrë seriozisht këtë çështje. Para së gjithash, ai duhet të njohë problemin dhe të prodhojë zgjidhje sepse profesionistët e kujdesit shëndetësor në përgjithësi mendojnë se janë të pafajshëm ose nuk janë të vetëdijshëm për diskriminimin që bëjnë. Ata kanë nevojë për edukim më të mirë kulturor për të qenë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre ndaj të huajve”, thekson Çoban.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit