1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

PËRFUNDOI KONFERENCA NDËRKOMBËTARE NË KAIRO TË EGJIPTIT

Më të lexuarat

Të martën më 18.10.2022 përfundoi Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit e organizuar nga Muftinia e Egjiptit në krye me Muftiun Shkëlqësia e tij Dr Sheuki Al-lam nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Egjiptit SH. Z.. Abdul Fetah Es Sisi.

Konferencën në emër të Kryetarit të Qeverisë Dr. Muhamed Medbuli e përshëndeti Ministri i Vakufeve pran Qeverisë së Egjiptit Dr. Muhammed Muhtar Xhum’ah.
Në këtë Konferencē morrën pjesë afër 100 delegacione nga të gjitha vendet e Botës, edhe atë personalitete të sferës akademike, kulturore, ekonomike, politike si dhe prijës të jetës fetare islame të shumë vendeve.
Nē Konferencë u parashtruan çështje që kanë të bëjnë me sfera të ndryshme të jetës njerëzore dhe si i sheh Islami ato dhe zgjidhjet që mund t’i jep në frymën e Kur’anit dhe Hadithit.
Delegacionin e BFI e RMV e udhëhoqi vetë Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai, i cili pati ftesë të posaçme nga vet Muftiu i Egjiptit me bashkëpunëtorët e tij H. Ismet ef Ademi dhe Dr. Abdulkerim Iseini.
Ështe e rēndësishme që të përmenden edhe takimet e ndryshme që u realizuan ku u ndruan mendime, përvoja mbi shpjegimin dhe organizimit të jetës fetaro islame në BFI e RMV dhe më gjërë si dhe njoftimi me përvoja nga vende të ndryshme të Botës.
Takimet me Ministrin e Ministrisë së vakufeve Prof Dr. Muhamed Muhtar Xhum’ah, Muftiun dhe dijetarin e madhë Dr. Ali Xhum’ah, Rektorin e Universitetit të Ez’herit Prof Dr. Selame Daud, Sekretarin Gjeneral të Këshillit të Bashkësive islame botërore, Dr. Muhamed Beshar dhe shumë të tjera dhanë hapsirë për dëgjim dhe këmbim të dijes dhe përvojave të tyre në jetën shkencore.
Konferenca dy ditore u mbajt në Hotelin e njohur “Almasa” në Kajro tē Egjiptit dhe kaloi në njē ambihent shkencor dhe debatik dhe nga kjo u shqua për nga organizimi i nivelit të lartë, pritje të sinqertë dhe program të përpiktë të organizatorëve.
Si përfundim i Konferencës dolën konkluzat e saja të cilat i konfirmoi në fjalën e fundit të Muftiut Dr. Prof. Esh Sheuki Al- lam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit