0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri kroat i tmerruar nga reagimet e presidentit për Ukrainën

Më të lexuarat

“Nëse dikush e kupton situatën në të cilën ndodhet Ukraina dhe populli i saj sot, këtë e kupton Kroacia dhe populli kroat, prandaj do të vazhdojmë të japim mbështetje të fuqishme”, tha kryeministri kroat Plenkoviç

Nuk bëhet fjalë për hyrjen e Kroacisë në luftë, e as për ardhjen e luftës në Kroaci, por për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian përmes misionit për të ndihmuar në trajnimin e instruktorëve ukrainas, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në fillim të seancës së Qeverisë Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Plenkoviç kujtoi se dje, si një nga krerët e shteteve dhe qeverive, ai iu drejtua Parlamentit të Ukrainës, ku shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Kroacisë në luftën për integritetin territorial të Ukrainës dhe lirinë e popullit ukrainas.

“Nëse dikush e kupton situatën në të cilën ndodhet Ukraina dhe populli i saj sot, këtë e kupton Kroacia dhe populli kroat, prandaj do të vazhdojmë të japim mbështetje të fuqishme”, tha Plenkoviç.

Ai shprehu kënaqësinë që takimi i parë parlamentar i Platformës së Krimesë do të mbahet javën e ardhshme në Zagreb, duke vlerësuar se qëndrimi i Kroacisë është i qartë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të gjitha parimeve të multilateralizmit të cilat Rusia i ka shkelur në dhjetë muajt e fundit.

Ai iu referua edhe komenteve të bëra dje nga presidenti kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kroacisë, nuk do të lejojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Kroaci ndërsa e vlerësoi këtë si zhytje të panevojshme të Kroacisë në luftë.

“Shteti kroat me vendimet e qeverisë për muaj të tërë mbështet Ukrainën ushtarakisht, jo vetëm në aspekt financiar, humanitar, politik dhe diplomatik”, vuri në dukje kryeministri.

BE-ja është në proces të krijimit të misionit të ndihmës së Unionit në Ukrainë, kujtoi Plenkoviç, dhe se ministri i Jashtëm kroat, së bashku me 20 vende të tjera anëtare të BE-së, shprehën gatishmërinë e Kroacisë për të marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

“Së bashku me Kroacinë, 12 vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë që ky trajnim të zhvillohet në territorin e vendeve të tyre. Shpreh shqetësimin tim për reagimet e presidentit të Republikës dhe aq më tepër ndaj ndjekësve të tij në Kuvend, të cilët ekspozojnë pikëpamjet e tyre pro-ruse”, tha kryeministri Plenkoviç.

“Qeveria kroate do të vazhdojë të jetë në anën e duhur të ligjit, historisë dhe moralit”, tha ai duke shtuar se deklarata të tilla dëmtojnë reputacionin e Kroacisë në nivel ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit