3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ne dhe ata

Më të lexuarat

Nga: dr. Selman Aude

Ne dhe ata

Të rinj që kanë studiuar, i kanë njohur dhe kanë kaluar vite në shoqëritë perëndimore, shpesh herë rendin me ngazëllim të nxjerrin në pah çdo gjë që nuk shkon atje dhe për problemet e shumta që vuante si shoqëri.
Nëse hapet biseda rreth racizmit, persona të tillë nuk dinë të rreshtin rreth racizmit që kanë hasur atje, sesi e trajtonin të huajin, urrejtjen për zezakët, një ngjarje këtu e një atje, të cilat mbyllen me tabelën e varur para kafenesë:”Nuk lejohet të hyjnë qentë dhe zezakët!” Sakaq imazhet ku djem e vajza të racave të ndryshme, qëndrojnë ulur në një klasë, auditor apo zyrë, sikur i përkasin vetëm reklamave.
Po, raste si ato të lartpërmendurat janë të shumta, por mos harrojmë se duhen cekur dhe vlerat si ajo e barazisë dhe drejtësisë para ligjit por edhe para shanseve që të ofron jeta e përditshme. Shanse të tilla janë të barabarta për të gjithë, madje edhe për zezakët. Ne shohim që një zezak që hodhi kandidaturën në zgjedhjet presidenciale, i fitoi ato pasi zgjedhjet ishin të ndershme dhe transparente. Sakaq, ai nuk ka shans të zgjidhet as si kryebashkiak në vendet e botës së tretë, apo të katërt.
Tekstet e librave të shenjtë janë të qarta, pasi deklarojnëse:” Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Huxhurat, 13)
“Një arab nuk është më i mirë se një joarab, as një jo arab nuk është më i mirë se një arab, as një i esmer më i mirë se një i zi dhe as një i zi më i mirë se një esmer, përveç devotshmërisë.” (Ahmed, Bejhakij dhe Taberani)
Veçse zbatimi në praktikë dhe në jetë, është një çështje tjetër, pasi thellë në zemra ndjejmë superioritet dhe diskriminim ndaj të tjerëve, ndonjëherë edhe përbuzje e poshtërim. Kjo ndodh zakonisht kur jemi larg syve dhe veshëve të miletit, atje ku zbulohet qartë realiteti i brendshëm i yni, kultura jonë e fshehtë të cilës i besojmë, e mbrojmë dhe e theksojmë. Problemi është se shanset e jetës ngushtohen për të gjithë, por për ata që kanë një shkak shtesë siç është ngjyra, raca dhe origjina, ngushtohet dhe më shumë. Po, njeriu mund ta fitojë një çështje me karakter racial dhe diskriminues, gjë e cila nuk i ofrohet në vendet e tjera, me të njëjtën ndershmëri, transparencë dhe shpejtësi. Por mbeten gjithmonë raste të kufizuara kur gishtat e akuzës u drejtohen gjykatave pasi gjykatësit akuzohen si racistë. Nuk ka vend për krahasim mes një sistemi të pastër dhe transparent në zbatimin e ligjeve dhe një sistemi tjetër të zhytur në padrejtësi.
Ekziston korrupsioni administrativ dhe financiar në çdo vend të botës, por niveli i korrupsionit në vende si Pakistani, Nigeria dhe shumë vende të tjera është shumë herë më i lartë sesa në Britani, Francë apo SHBA. E Zoti nuk i do kebërësit dhe të korruptuarit. Feja e ka sanksionuar me ligje dhe norma luftën kundër korrupsionit me çdo mjet. Struktura sociale dhe kultura dominuese e justifikojnë korrupsionin në këndvështrimin e shumë njerëzve, duke e emërtuar me epitete të ndryshme, njëlloj siç ndodhe me pijet alkoolike. Kështu, lufta ndaj korrupsionit është shndërruar në një mision aspak të lehtë dhe në një slogan aspak real. Korrupsioni është shndërruar në një virus që u përvidhet ilaçeve dhe trajtimit mjekësor, duke u fshehur pas epiteteve dhe emërtive nga më të ndryshmet. Ai gjen strehë në qarqet pushtetare dhe ato të ndikimit dhe e di mirë si të operojë dhe të planifikojë.
Prandaj, kur flasim për gabimet e tyre, me qëllim që ti shmangim dhe eleminojmë nga jeta jonë, kjo është diçka e mrekullueshme dhe e kërkuar, të çfarëdo lloji qofshin gabimet e tyre, morale, sjellore apo politike.
Por kur flasim për ti ikur realitetit tonë, për ti bërë bisht trajtimit të gabimeve të rrënjosura mes nesh, duke thënë “Ne jemi mirë”, kjo nuk është aspak e mirë dhe aspak e pranueshme. Hudhejfe, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë:”Sa vëllezër të mirë do të ishin për ju Benu Israilët, sikur ata të ndiqnin të hidhurën kurse ju të ëmblën.” (Hakim)
Thotë Zoti në Kuran:” (Shpëtimi në jetën tjetër) nuk do të jetë as sipas dëshirës suaj (o myslimanë), as sipas dëshirës së ithtarëve të Librit. Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për atë dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as mbështetës tjetër në vend të Allahut.” (Nisa, 123)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit