5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Qeveria miraton Projektligjin për masa të përkohshme të produkteve themelore në treg

Më të lexuarat

Ministrja Rozeta Hajdari tha se ky ligj do të zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte bazë dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve raporton Gazeta Express.

“Si rrjedhojë e gjithë kësaj, është bërë hartimi i Projektligjit për masa të përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky ligj zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve në treg”, tha ajo.

Hajdari tha se komisioni ndërministror ka analizuar çmimet dhe është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë.

“Arsyeshmëria për hartimin e projektligjit ka për qëllim të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta dhe destabilizimit në treg në pajtim me këtë ligj dhe mënyrë e votimit të tyre. Duke marrë parasysh situatën aktuale me rritjen e paarsyeshme të çmimeve siç tregojnë analizat e grupit punues për çmime të produkteve bazë si dhe kërkesave të shumta të qytetarëve të rritjes së menjëhershme të çmimeve të të gjitha produkteve bazë Ministria e Tregtisë dhe qeveria e Kosovës ka hartuar një ligj i cili do të aplikohet në raste të destabilizimit të tregut. Komisioni ndërministror i formuar për këtë çështje ka bërë analizën e çmimeve themelore në treg, në bazë të këtij raporti është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë te të gjithë operatorët ekonomikë si dhe mungon baza ligjore që përcakton marzhën tregtare të çmimeve të artikujve”, tha ajo.

Projektligji u miratua me shumicë votash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit