1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A nuk ka mundësi që një gjë që unë e shoh si të padrejtë të jetë e drejtë plotësisht ?

Më të lexuarat

Thotë Shejkh Tantavi Allahu e mëshiroftë:

Kam qenë duke dhënë mësim në shkollen fillore në sham në vitin 1931, atë kohë isha në kulmin e rinisë, në kokën time kisha shumë mendime, isha kryelartë, orator dhe entuziast, dhe në atë kohë më ishin paraqituar disa dyshime në çështjen e kaderit, i pyetja hoxhallarët por nuk gjeja përgjigje për të, kurse kryelartësia ime më shtynte që të debatoja me ta dhe ti mundoja, derisa erdhi një ditë ku isha në shkollë, dhe atë ditë e edukoja një nxënës duke e rrahur, në atë kohë rrahja ishte nga mënyrat e edukimit, dhe për një çast u kundërvi nxënësi dhe me sjellje të paturpëshme filloi të bërtas dhe të thotë: kjo gjë është e pa drejtë, ti je zullumqar ..

Besoni, kur e ndëgjova këtë në atë çast më ra shkopi nga dora e harrova nxënsin dhe shkollen, dhe mu duk vetja sikur isha në errësirë dhe mu lëshua një dritë ndriçuese, dhe thash me vete:

Nxënësi e sheh rrahjen time ndaj tij të padrejtë ndërsa une e shoh të drejtë, kurse vepra është e njëjtë, dhe po të shkoje nxënësi për tu ankuar te familja e tij, ata do ti kishin thënë jo, kjo nuk është e padrejtë por, përkundrazi kjo është e drejtë sepse mësuesi të ka rrahur për shkak të dobisë tënde.

Prandaj nëse nuk është e drejtë për nxënësin që ta përdor matësen e tij të mangët ndaj drejtësisë së mësuesit atëherë si ta përdor unë matësen time njerëzore ndaj drejtësisë së Allahut ?!

A nuk ka mundësi që një gjë që unë e shoh si të padrejtë të jetë e drejtë plotësisht ?.

Fëmija që është i sëmurë, gjilpërën të cilën ia jep mjeku e sheh si gjë të padrejtë kurse ajo në mendjen e babait të tij është drejtësi dhe e gjithë drejtësia, sepse fëmija e shikon dhimbjen, kurse babai e shikon ndikimin e asaj gjilpëre në shërimin e fëmisë së tij.

Gjykatësi nuk mundet të gjykojë për një çështje gjyqësore deri sa të vëzhgoj me kujdes në të gjitha rrethanat, kurse ne në të shumten e rasteve e shikojmë vetëm një anë pastaj nxjerrim gjykime të gabuara pas mësimeve të mangëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit