10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çuditem me katër njerëz që janë të humbur nga katër gjëra se si i neglizhojnë shkaqet e shpëtimit

Më të lexuarat

ÇUDITEM ME KATËR NJERËZ!

Çuditem me katër njerëz që janë të humbur nga katër gjëra:

  1. Çuditem me atë që është sprovuar me ndonjë fatkeqësi se si e neglizhon ajetin: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”. (El-Enbija: 83). Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte”. (El-Enbija: 84).
  2. Çuditem me atë që u sprovua me pikëllim dhe brenga se si e neglizhon ajetin: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”. (El-Enbija: 87). Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja”.(El-Enbija: 88).
  3. Çuditem me atë u sprovua me frikë se si e neglizhon ajetin: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”. (Ali Imran: 173). Dhe Allahu pas saj tha: “Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut”.( Ali Imran: 174).
  4. Çuditem me atë që është sprovuar me kurthet dhe të ligat e njerëzve se si e neglizhon ajeti: “Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”. (Gafir: 44). Dhe Allahu pas saj tha: “Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre”. (Gafir: 45).
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit