2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BIDATI-RISIA NË FE – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat



Bidati* është më i dashur te iblisi-shejtani se mëkati!
Mëkatari e dinë që po bën mëkat dhe pendohet, ndërsa, bidatqiu mendon se po bën adhurim dhe nuk pendohet.”
Ibn Tejmije, Mexhmu’ul Fetava, 11/633.

* Bidati (shpikja në fe) është e kundërta e Sunetit.
Ai është dy llojesh:

1- Bidatet (shpikjet apo shtesat) në besim, të cilat janë: të besosh diçka tjetër, të ndryshme nga ajo që Allahu i ka kumtuar të Dërguarit të Tij.

2 – Bidatet në vepra. Ky lloj bidati përfshin kryerjen e adhurimeve në mënyrë të ndryshme nga ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij ka ligjëruar.

Personi që kryen një adhurim pa pasur për të ndonjë argument fetar, apo konsideron si të ndaluar diçka që Ligjvënësi (Allahu) nuk e ka ndaluar, ai ka shpikur në fe (ka bërë bidat).
Psh. Leximi i Kur’anit për të vdekur dhe tallkini në varreza, apo tubimi ne ditën e 5-7, apo 40… pas vdekjes dhe përkujtimi i tij me mevlyd, qelime (ku tubohen njerëzit dhe bëjnë dhikër Allahun diku rreth 70 mijë herë duke thënë La ilahe il-lallah), apo dhikri ne grup duke thënë hu, hu, hu Allah, etj…

Allahu i Lartësuar thotë:
“Mos ata kane idhuj qe ju ligjesojne ne fe vepra te cilat Allahu nuk i ka ligjësuar?!” Sure Shuraa, 21.

Muhamedi alejhis selam ka thënë:
“Ai që vepron diçka të re në fenë tonë (d.m.th. që nuk është prej fesë ajo vepër), ajo i kthehet mbrapsht (nuk i pranohet).”

Buhari, Muslim.

Zoti mos na bëftë nga bidatgjinjët, por insh gjithmonë jemi prej atyre që e pasojnë Sunnetin e Muhamedit alejhis selam!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit