-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Xhaxhai im ka marrur tokën që më është premtuar mua, a do të ketë bereqet në të?

Më të lexuarat

Pyetja:

Babai im ka vdekur para 5 vitesh, dhe unë jam kujdesur për njëri nga axhallarët e mi i cili nuk ka grua as fëmijë si dhe është i sëmurë. Tani kemi vendosur ne me axhallarët e tjerë të ndajmë tokat, me ç’rast axha im i sëmurë më ka thënë se do të ma jap mua hisen e tij edhe pse unë i kam kërkuar të ma shesë, njëri nga axhallarët me të dëgjuar këtë ka kundërshtuar duke thënë se ai është edhe vëllau ynë dhe duhet edhe ne të marrim nga hiseja e tij. Pas disa kohësh kam kuptuar se po ai që ka kundërshtuar që unë ta marr tokën e axhës tim të sëmurë ka arritur ta bind axhën dhe të ia marr gjithë tokën, ndonëse ai asnjëherë nuk është kujdesur për të.
Unë dua të di se a do ketë bereqet në atë tokë, a do të ia shoh hajrin asaj?

***

Përgjigjja:

Ju padyshim nuk jeni përkujdesur për xhaxhain tuaj për të përfituar tokën e tij, ngase nëse e keni pasur këtë qëllim atëherë kam frikë se nuk do të keni shpërblim tek Allahu. Por ju jeni përkujdesur për të ngase e keni xhaxha, e për hir të Allahut dhe Ai padyshim do të “paguajë” për këtë.

Kjo nuk ka të bëjë me trashëgiminë, nuk guxon të bëjë me përfitimin e tokës së tij ngase të humbet shpërblimi. E ju padyshim keni më shumë nevojë për sevape/shpërblime sesa për toka. Sa e sa toka ka mbetur shkretë, e papunuar nëpër fshatra?!

Por xhaxhai ka të drejtë ta lë tokën e tij ty me testament, ka të drejtë për ta falur tokën e tij. Mirëpo testamenti vije në shprehje pas vdekjes së xhaxhait, nëse ai do ta lërë ty 1/3 apo më shumë për të cilën duhet marrur miratimin e trashigimtarëve të tjerë, që në këtë rast janë vëllezërit e tij dhe ata nuk po e lejojnë këtë. Andaj në këtë situatë nuk mund ta marr hisen e xhaxhait tënd as vëllai i tij e as ti vetëm nëse xhaxhai yt dëshiron të ua ndajë apo shes hisen e tij ngase ai është pronari i saj.

Unë do të thoja të mos prishesh me xhaxhain tënd për këtë hise, nuk ka ndodhur fundi i botës, vetëm mendoje se nuk ka qenë rrisk i yti, nuk ka pasur fare tokë dhe kryhet meselja. Mos u prishë me xhaxhain tënd ngase çështja vetëm sa vjen e rëndohet dhe nuk ka rezultat vetëm i hyn në gojë dunjasë për burrë lakmitar, burrë jo të mirë.. sepse askush nuk do të lavdëroj nëse ti shkon me xhaxhain nëpër gjykata.

Allahu e lehtësoftë!

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit