Pyetja:
Une fali namaz dhe në telefon mobil kam Kuran dhe ilahi. A është e lejuar që të hyjë në banjo me telefon pa dashje?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lejohet hyrja në wc dhe banjo me mobil në të cilin ka të inçizuar Kuran apo ilahi, vetëmse nuk lejohet të lëshohet dhe dëgjohet zëri i Kuranit në vende të tilla, si dhe nuk lejohet të përdoret ai si zile e mobilit.
Thotë Shejh Muhamed Salih El-Munexhid: “Nuk ndalohet hyrja me telefona të tillë ne banjo, ngase ai nuk e merr vlerën e Kuranit, edhe pas inçizimit të Kuranit në të. Por ai është zë i brendshëm dhe i fshehur, e nuk është i shkruar dhe i dukshëm.”
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami