10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Huadhënia dhe transferimi i parave në perspektivën islame

Më të lexuarat

Ç’është huadhënia?

Dijetarët e fikhut thonë se huadhënia është lejimi që bën i pronari i një malli/plaçke një tjetri, për të përdorur plaçkën e tij pa paguar gjë kundrejt atij përdorimi.

Gjykimi për të

Të japësh hua është diçka e pëlqyer duke u nisur nga Fjala e Allahut të Lartësuar. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira e të devotshme!” Maide:2

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Allahu është në ndihmë të robit, deri sa të jetë ai në ndihmë të vëllait të tij.” Tirmidhiu, Ibën Maxheh (sahih)

Allahu i Lartësuar ka folur ashpër për ata që nuk japin hua.

“Mjerë për ata që falen (për sy e faqe), të cilët janë të pakujdesshëm për namazin e tyre. Ata të cilët bëjnë vepra të mira vetëm për t’u dukur në sy të njerëzve dhe ata të cilët nuk japin as hua (fqinjit).” Maun:4 – 7

Urdhri për kthimin e huasë

Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që, Allahu ju urdhëron që t’jua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim.” Nisa:58

Kompensimi i saj nëse prishet 

Huamarrësi është i besueshëm dhe nuk e kompenson huanë e prishur, vetëm nëse nuk kujdeset për të ose i vë kusht huadhënësi që nëse e prish plaçkën, atëherë do ta kompensojë.

Tregon Safuan bin Jala se babai i tij ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Kur të të vijnë të dërguarit e mi, jepu atyre tridhjetë mburoja (lufte) dhe tridhjetë deve.”

Thashë: “O i Dërguari i Allahut! A t’jua jap si hua të garantuar apo për të më kthyer të njëjtën plaçkë? Tha: “Për të të kthyer të njëjtën plaçkë.”Ebu Daud (sahih)

Thotë Emir es Saneani në librin “Subulus Selam”: vëll. lll. f.69

“Huaja e garantuar është ajo e cila kompensohet me vlerën e saj nëse prishet, ndërsa huaja e cila duhet kthyer po e njëjta, është ajo që nuk kompensohet me vlerë. Dhe hadithi është argument për moskompensimin e huasë, vetëm në rast kushtëzimi.”

Ç’është transferimi i parave

Transferimi i parave është kalimi i borxhit prej dikujt tek dikush tjetër. Nëse dikush i ka marrë dikujt para borxh dhe atij i ka marrë borxh një i tretë, e ky e transferon borxhin që i ka dhënë të tretit tek i pari (d.m.th. që borxhin që i ka marrë këtij ai i treti mos t’ia kthejë këtij, por atij të parit që ky i ka marrë borxh), atëherë borxhdhënësi i parë ka për detyrë që t’i drejtohet borxhliut të tretë, nëse ai ka mundësi ta shlyejë borxhin.

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Shtyrja e kthimit të borxhit nga ai që ka mundësi është padrejtësi dhe nëse ndokush nga ju transferohet tek ndonjë që ka mundësi financiare, atëherë le të transferohet!” Ibën Maxheh, Ahmed (sahih)

LIBRI : Meshhur Hasen,Rregullat e shitblerjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit