0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muaji i Kuranit 3 / Allahu është nuri i qiejve dhe i tokës

Më të lexuarat

Nga: dr. Aid Elkarnij

Muaji i Kuranit 3 / Allahu është nuri i qiejve dhe i tokës

“Allahu është nuri i qiejve dhe i tokës” Kjo është lëvdata më e denjë për Zotin dhe Krijuesin tonë. Allahu është nuri dhe drita e gjithësisë, çdo dritë e ka burimin nga nuri i Tij. Zemrat janë në errësirë të plotë derisa t’u mbërrijë nuri i Zotit dhe udhëzimi i Tij. Shikimet janë të verbra derisa të ndriçohen nga nuri i Zotit. E gjithë bota është në tunele errësire, derisa tu lindë nuri i Zotit. Një person i udhëzuar dhe plot nur, është ai të cilit i ka mbërritur pikërisht nuri i Zotit, është ai i cili ka njohur fenë dhe udhëzimin e Tij. Një mendje e ndritur, është e tillë për shkak se ka qenë fatlume dhe i ka depërtuar nuri i Zotit. Një fjalë e qëlluar dhe e goditur, konsiderohet e tillë për shkak se është veshur nga drita dhe nuri i Zotit. Një vepër dhe akt konsiderohet i duhur dhe i mirë, sepse Zoti i ka dhënë nga nuri i Tij. Një shoqëri e shëndoshë, konsiderohet e tillë sepse është përfshirë nga nuri i Zotit. Prandaj, çdo nur dhe dritë, në zemra, mendje apo zemra qoftë, ka burim hyjnor, vetë Krijuesin e gjithësisë.
Nuri i Zotit i ka dhënë dritë qiellit dhe tokës, me të merr kuptim jeta e kësaj bote dhe e botës tjetër. Librat e Zotit janë nur, i cili u kthen shikimi të verbërve, udhëzon të humburit dhe drejton të shtrembrit.
Profetët e Zotit janë nur, pasi u dërguan me të vërtetën e cila shpëton njerëzimin nga shkatërrimi, i ndalon nga ligësia dhe ua lehtëson vështirësitë.
Udha e Zotit është nur, sepse ajo është udhëzim për këdo, atë e ndjekin adhuruesit dhe të sinqertit. Prej dijetarëve, ka të tillë që ajetin:”Allahu është nuri i qiejve dhe tokës” e interpretojnë si: Dritëdhënësi i tyre, pra i diellit, hënës dhe yjeve. Çdo dritë materiale dhe figurative buron nga i Gjithëurti dhe i Gjithëdituri i Plotfuqishëm.
Prandaj, nuri dhe ndriçimi kërkohet vetëm prej Zotit. Çdo tokë mbi të cilën nuk shkëlqen nuri i Tij, është tokë e mallkuar, çdo zemër që nuk ndriçohet me nurin e Tij, është zemër boshe, çdo njeri që nuk udhëzohet me nurin e Tij, është njeri i humbur. Nëse një i ditur nuk ndriçohet nga nuri i Zotit, do të ishte njeri i ligë, fallto, intrigant dhe mashtrues. Një sovrat dhe udhëheqës që është privuar nga nuri i Zotit, shndërrohet në tiran, diktator, i babëzitur dhe zullumqar. Çdo rob që është privuar nga nuri i Zotit, ka fund të dhimbshëm dhe jeton i privuar nga çdo e mirë.
Një nga karakteristikat më të mëdha të Kuranit fisnik është pikërisht “nur”, pra dritëdhënës, sepse ai ka burim vetë Zotin e lartësuar. Është vetë Zoti i Plotfuqishëm ai që e ka shqiptuar dhe ia ka shpallur profetit Muhamed a.s. Ajetete tij janë të qarta dhe të shtjelluara. “por ne e kemi bërë atë (Kuranin) nur (dritë) me të cilën udhëzojmë kë të duam”.
Muhamedi a.s është nur dhe dritë, sepse Zoti e dërgoi dhe e pajisi me nurin dhe udhëzimin e Tij. “Ne të dërguam ty si dëshmi, përgëzues, paralajmërues dhe ftues për tek Zoti, me lejen e Tij, si dhe pishtar plot dritë”.
Sipas udhëzimit të robit, sinqeritetit dhe vijimësisë në udhën e Zotit, i jepet nga nuri e drita e Tij, derisa të mbërrijë në xhenetit e amshuar.
Kur besimtarët manifestuan sinqeritet dhe vepruan sipas udhëzimeve të Kuranit dhe të profetit Muhamed a.s, Zoti bëri që drita dhe nuri i Tij tu paraprijë kudo në jetë. E kur armiqtë e Zotit i kthyen shpinën, Zoti i privoi nga ky nur dhe dritë, duke jetuar në errësira të plota. Nuri i natyrës së pastër njerëzore shkon paralel me nurin e udhëzimit, nuri i Librit me nurin e të dërguarit, nuri i syrit të brendshëm me nurin e argumentit. “nur mbi nur, e Zoti udhëzon me nurin e Tij kë të dojë” “kujt nuk i jep Zoti nur, nuk do të ketë nur.”

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit