Jahja ibn Mu’adh er-Razi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Robi, sipas masës së dashurisë që ka për Zotin e tij, bëhet i dashur edhe për krijesat; dhe sipas madhërimit që i bën urdhrit të Tij, ashtu edhe krijesat e nderojnë atë. Sa më shumë që merret me çështjet e Tij, aq më shumë edhe krijesat merren me të.
Dhe sipas qetësisë së zemrës së tij në premtimin e Tij, i bëhet e ëmbël jeta; sipas vazhdimësisë në bindje ndaj Tij, ajo zbukurohet në kraharorin e tij; dhe sipas përmendjes së shpeshtë të Tij, i vazhdojnë mirësitë e butësisë hyjnore.
Dhe sa më shumë të ndiejë largësi nga krijesat, aq më shumë Zoti e favorizon me dhuntitë e Tij. Sikur biri i Ademit të mos kishte shpërblim për veprën e tij përveç asaj që i jepet menjëherë në këtë botë, do të ishte e mjaftueshme dhe e bollshme.
E lëre më ajo që e pret prej shpërblimit të madh dhe dhuratave të pakufishme, që nuk mund të përfshihen me numërim e as të arrihen nga dëshirat – sepse Ai jep sipas madhështisë së Tij. Vërtet, Ai është Mbret dhe Bujar.”
“Hiljetul-Eulija, El Asbahani”
Përktheu: hoxhë Adnan Nikezi
