8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Si ta ndërtosh të ardhmen tënde”…

Më të lexuarat

Që ta ndërtosh të ardhmen tënde, kije mirë parasysh që ta jetosh momentin e tanishëm sikur të ishte momenti i fundit i jetës tënde. Prandaj, jeto me dashurinë e Zotit, jeto me bindjen ndaj Zotit, me sinqeritetin ndaj Tij, me besnikërinë ndaj Tij… Duaje Zotin me gjithë zemër, dhe përpiqu ta shijosh kënaqësinë e besimit, sepse ajo kënaqësi do të përhapet në çdo pjesë të trupit tënd… Ndieje atë, dhe pajisu me moralin e të Dërguarit të Zotit, për të cilin, Zoti ka thënë: “Vërtetë ti ke një moral madhështor.”…

Sa mirë e ka thënë poeti:

Në fakt, popujt jetojnë sa të jetë morali

e kur ai të ikë, edhe ata ikin.

Kjo pra është vlera e moralit…

…Pastaj, lexo, ashtu siç thotë Zoti: “Lexo!”… Kjo folje është e mënyrës urdhërore të drejtpërdrejtë, që vazhdon në kohë, prandaj duhet të lexosh dhe ta zhvillosh veten në vazhdimësi, dhe me të të hysh në fleksibilitet të plotë.

Lexo, që të mësosh nga të Dërguarit e Zotit, nga shokët e të Dërguarit, nga njerëzit e mirë… që të jetosh me moral të mirë…

Kur Xhibrili kishte zbritur me shpalljen e Librit të Shenjtë tek i Dërguari i Zotit, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, ai e kishte kapur dhe e kishte shtrënguar pranë vetes atë, dhe i kishte thënë: “Lexo!”. Muhamedi a.s i kishte thënë: “Unë nuk jam lexues.”

Pastaj Xhibrili e kishte shtrënguar edhe më shumë, dhe i kishte thënë: “Lexo!”, e ky sërish i kishte thënë: “Unë nuk jam lexues.”… Pastaj meleku i nderuar e kishte shtrënguar edhe më shumë, dhe sërish i kishte thënë: “Lexo!”… E Muhamedi a.s. pastaj i kishte thënë: “Çfarë të lexoj?”… Meleku i kishte thënë: “Lexo në emër të Zotit tënd, i Cili ka krijuar! E ka krijuar njeriun nga një copëz gjaku të mpiksur. Lexo, e Zoti jot është më bujari. Ai i cili ka mësuar shkrimin me laps… E ka mësuar njeriun çfarë ai nuk e dinte.”

Këtu në këtë ngjarje që na transmetohet, shikojmë një pamje të fleksibilitetit nga ana e të Dërguarit të Zotit (a.s). Ai reflektoi, dhe e pyeti melekun e nderuar se çfarë duhej të lexonte… dhe kjo tregon për dashurinë që ai kishte për diturinë dhe njohjen e mëtejshme.

Për sa i përket vlerës së diturisë, në fjalët e Zotit gjejmë edhe këto: “Dhe Ai ia mësoi Ademit emrat, që të gjithë.”… pra, dituria nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ekzistonin emrat e çdo gjëje, e njerëzit t’i dinin ata… Me këtë dituri, Zoti e lartësoi Ademin, e gjithashtu nëpërmjet diturisë, Ai i lartëson edhe pasardhësit e tij.

Kur mësojmë për këtë nderim që Zoti i bëri Ademit, dashuria jonë për Zotin duhet të shtohet, prandaj ngrihu që tani dhe fali dy rekate në shenjë falënderimi ndaj Zotit!

Dr. Ibrahim el-Fekij

Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit