2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sanksionet: Franca kap anijen ruse në La Manche, kujt i përket

Më të lexuarat

Franca kapi një anije mallrash në Kanalin Anglez të shtunën, për të cilën Shtetet e Bashkuara besojnë se është e lidhur me djalin e ish-kreut të inteligjencës ruse, në një nga hapat e parë të dukshëm të Perëndimit duke vendosur sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Anija e sekuestruar ka qenë e lidhur me Pyotr Fradkov, djalin e Mikhail Fradkov, një ish-shefi i inteligjencës së jashtme ruse dhe ish-kryeministër rus. Vetë Pyotr Fradkov është përfshirë në raundin e fundit të sanksioneve amerikane.

Anija u devijua në portin francez të Boulogne-sur-Mer midis orës 03:00 dhe 16:00, tha Veronique Magnin nga Prefektura Detare Franceze, duke shtuar se zyrtarët doganorë po kryenin kontrolle, raportoi Reuters.

Një zëdhënës i ambasadës ruse në Francë tha sot se autoritetet franceze lejuan ekuipazhin prej 19 anëtarësh të Baltic Leader të zbarkonte.

“Ekuipazhi lejohet të lëvizë lirshëm në qytet”, tha zëdhënësi i ambasadës ruse në Francë, Alexander Makogonov, raporton agjencia ruse TASS.

Anija e sekuestruar po transportonte makina të reja nga Ruen në Shën Petersburg.

Vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA po vendosin sanksione shkatërruese ndaj ekonomisë ruse, pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës fqinje të enjten. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit