12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ndoshta të bëhet nënë edhe pse nuk të ka lindur..

Më të lexuarat

✍ Ndoshta të bëhet nënë edhe pse nuk të ka lindur..

Në gjuhën arabe shpesh përdoret fjala popullore për një person që të qëndron pranë, të ndihmon kur je në vështirësi, të dhuron dashuri kur je i trishtuar, të këshillon kur je në gabim dhe të shoqëron në rrugën tënde të adhurimit, qan dhe qesh me ty..,: “Ndoshta të bëhet vëlla edhe pse nuk keni lindur nga një nënë.”

Dhe për një nënë, e cila u bë nëna e muslimanëve edhe pse nuk u martua dhe as nuk lindi fëmijë, por që në hapat e para të përhapjes së Islamit në Shqipëri ishte ndihmuese në çdo gjë që muslimanët kishin nevojë, qëndroi pranë studenteve dhe halleve të tyre, i sherbeu xhamisë me shumë dashuri dhe ndihmoi xhematin, u bë shkesë për shumë martesa mes të rinjve muslimanë, i këshilloi me gjuhën e saj të hapur të dashurit e saj edhe pse tek disa u quajt e sertë, qajti dhe qeshi me bijat dhe bijtë e saj musliman, dhuroi dashuri dhe respekt …, do të themi: “Ndoshta të bëhet nënë edhe pse nuk të ka lindur.”

Vërtetë të tilla nëna janë të rralla dhe e ndjejmë mungesën e tyre në realitetin e sertë që jetojmë, ku të paktë janë ata që të thotë: “Je gabim në këtë që vepron!”, “Ki frikë Allahun!”, “Hapi sytë dhe mos u verbo!”, ndësa nënë Mine t’i thoshte këto me dashurinë e nënës për fëmijën e saj, dhe sinqeritetin e saj si muslimane me përvojë.
Sytë lotojnë dhe me ndarjen e nënë Mines nga ne jemi të hidhëruar, por nuk themi vetëm atë që e kënaq Allahun: “Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë.”
O Allah! Fale nënë Emine Derhemin dhe mëshiroje atë! Zgjeroja varrin dhe ndriçoja atë dhe bëja kopsht prej kopshteve të xhenetit!
Bashkoje atë me profetët, të sinqertit, dëshmorët dhe njerëzit e devotshëm!

Të deshëm për hir të Allahut dhe u bërë nënë për ne edhe pse nuk na linde dhe jemi dëshmitarë për dashurinë tënde të sinqertë ndaj nesh. Dhe lus Allahun që të na bashkojë në xhenet!

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit