1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e qendrës “King Salman Humanitarian Aid & Relief Centre”

Më të lexuarat

Prishtinë, 22 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e qendrës “King Salman Humanitarian Aid & Relief Centre” (Qendra Mbreti Selman për Humanizëm), z. Basheer Saleem al-Sharari dhe Abdulaziz Muhamed al-Teeq, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesi i ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Najef al Mudhejan.

Myftiu Tërnava fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i njohu ata me funksionimin dhe me të arriturat e institucionit të BIK-ut. Fokus të veçantë në këtë takim, Myftiu Tërnava i dha anës humanitare, më konkretisht, mysafirët i njohu me punët dhe angazhimet e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët dhe nëpërmes tyre shtetin e Arabisë Saudite, për përkrahjen e dhënë për popullin e Kosovës në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në fushën e bamirësisë.

Nga ana e tyre, mysafirët shprehën gatishmërinë e tyre, por edhe të qendrës ku veprojnë që ta ndihmojnë popullin e Kosovës dhe ta përkrahin institucionin e Bashkësisë Islame, më konkretisht Shoqatën “Bereqeti” në projektet e tyre humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit