Pyetja:
Cilat vepra të nxjerin nga feja Islame?
***
Përgjigjja:
Veprat të cilat të nxjerr nga islami janë shumta, por e para është shirku:
Allahu i Madhëruar i tregon fjalët e Llukmanit të urtë, në Kuranin famëlartë ku thotë: “..idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” (Llukman: 13)
Allahu i Madhëruar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t‘i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë)..” (Nisa: 48)
Allahu thotë: “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” (Enam: 151)
Dhe thotë: “…dhe mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem.”
(Isra: 39)
Vepra tjetër e cila të nxjerr nga islami, është ai që vendos me tij dhe Allahut ndërmjetësues, u lutet atyre, kërkon ndërmjetësim prej tyre dhe kërkon mbështetjen e tyre, i tilli ka bërë kufër.
Anuluesi i tretë është: Kushdo që nuk i konsideron mushrikët jobesimtarë, ose ka dyshim për kufrin e tyre, mosbesimin e tyre, ose i konsideron të sakta rrugët dhe besimet e tyre, i tilli ka bërë kufër.
Anuluesi i katërt është: Kushdo që beson se udhëzimi i dikujt tjetër veç Muhamedit ﷺ është më i përsosur, sesa udhëzimi i tij dhe gjykimi i ndonjë tjetri është më i mirë sesa gjykimi i tij, si për shembull ai që e parapëlqen gjykimin e Tagutëve para gjykimit të tij, atëherë i tilli është qafir.
Anuluesi i pestë është: Kushdo që urren diçka me të cilin erdhi Pejgamberi ﷺ, edhe nëse punon në përputhje me të, ai ka bërë kufër (mohuar).
Anuluesi i gjashtë është: Kushdo që tallet me ndonjë pjesë së fesë së Pejgamberit ﷺ ose me shpërblimet apo dënimet e saj, ka kryer vepër kufri. Argument për këtë fjala e Allahut: Thuaj: “A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. (Teube: 65–66)
Anuluesi i shtatë është: Magjia, e cila përfshin formula magjike që e bëjnë një njeri të urrejë diçka që e kërkon (sarf) ose të dojë diçka të cilën ai nuk e kërkon (atf’). Dhe, kushdo që e kryen atë apo është i kënaqur që të kryhet ajo gjë, ai ka bërë kufër (mohuar).
Argument për këtë fjala e Allahut: Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” (Bekare: 102)
Anuluesi i tetë është: Përkrahja dhe ndihmesa e mushrikëve (kufarëve) kundër muslimanëve. Argument për këtë fjala e Allahut: E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar. (Maide: 51)
Anuluesi i nëntë është: Kushdo që beson se është e lejuar për disa persona të jenë të lirë nga zbatimi i sheriatit të Muhamedit ﷺ, ashtu siç Khidri ishte i lirë nga sheriati i Musait, atëherë ky është jobesimtar.
Anuluesi i dhjetë është: Largimi nga feja e Allahut duke mos e mësuar apo duke mos e zbatuar atë (është një vepër kufri). Argument për këtë fjala e Allahut: E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve. (Sexhde: 22)
Nuk ka asnjë dallim në lidhje me (kryerjen e ndonjërit nga) këta anulues, midis atij që bën shaka, atij që është serioz dhe atij që bën kështu nga frika. Megjithatë, ai që i kryen ato, për shkak të imponimit apo detyrimit me forcë, është i justifikuar. Të gjitha këto (dhjetë) çështje përmbajnë rrezikun më të madh dhe ndodhin shumë shpesh, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes dhe të frikësohet mos këto veprime i bijnë atij. Allahu na ruajttë nga këto gjëra të cilat sjellin Zemërimin e Tij dhe Ndëshkimin e Dhimbshëm. Selati dhe selamin qofshin për më të mirin e krijesave të Tij, Muhamedin ﷺ.
Imam Et-Temimi, “Dhjetë anuluesit e islamit”
Përktheu: Alban M.