1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rëndësia e kujdesit ndaj klientit. – Shtimi i fitimeve

Më të lexuarat

Nëse ti e ruan kohën, duke bërë kujdes të mos kesh nevojë të bësh të njëjtën gjë edhe një herë

tjetër, në këtë mënyrë, ti do ta shfrytëzosh atë kohë të ruajtur në diçka tjetër, duke ruajtur kështu edhe paratë e tua, të cilat gjithashtu mund t’i shfrytëzosh në gjëra të tjera, dhe kështu i shton të ardhurat e tua.

Shumë nga kompanitë botërore që ishin të parat në fushën e tyre, në rang botëror, ranë shumë nga vendi ku ishin, dhe ka prej tyre që shkuan deri në falimentim, siç ka prej tyre që kanë falimentuar vërtetë. Shkaku kryesor për këtë ishte moskujdesi ndaj klientëve të tyre, e gjithashtu edhe shërbimi i keq dhe menaxhimi i keq.

Në biznes, duhet menduar sipas një mënyre që ndryshon nga të tjerët, dhe kërkohet zhvillim i vazhdueshëm e krijimtari, në mënyrë që t’i ruash klientët e tu të tanishëm, e të sjellësh të tjerë të rinj.

Unë për shembull, kur isha drejtor i një hoteli në Montreal, në Kanada, atë kohë kishim konkurrencë të madhe nga hotelet e tjera. Secili përpiqej sa mundej ta zhvillonte veten e tij, dhe të thithte klientë, me të gjitha mënyrat e mundshme. Mua më duhej të bëja diçka të re, që të mund të sillja klientë të rinj, dhe pashë se japonezët ishin shumë të pasur, dhe donin ta investonin pasurinë e tyre. Tokio ishte bërë një vend me çmime shumë të larta, madje ishte vendi më i shtrenjtë në botë, dhe që të merrje një shtëpi me tri dhoma atje, duhej të paguaje deri në 5 milion dollarë. Japonezët erdhën në Vankuver, në Kanada, dhe çmimi i shtëpive u rrit, e arriti në 1.2 milion dollarë, por asnjë japonez nuk vinte në Montreal, sepse Montreali ishte zonë franceze. Unë mendova t’i sillja ata në Montreal. Mendova të organizoja udhëtime për ta, që të bënin investime, t’i mësoja se si të shesin e të blejnë, dhe si të vinin atje. Për këtë arsye, unë shkova në ambasadën japoneze për të marrë informacionet e duhura, pastaj mora një avion privat, dhe me ndihmën e ambasadës, unë arrita t’i sillja në Montreal shumë prej tyre. Asokohe hoteli im u mbush plot me japonezë… Të gjitha hotelet e tjera rendnin pas të njëjtit treg, dhe nuk e dinin çfarë të bënin.

Nëse nuk mendon ndryshe nga të tjerët, e të mendosh të zhvillohesh, nuk do të arrish çfarë e dëshiron, prandaj mos bëj diçka e të ngulitesh në të, por të jesh gjithmonë në kërkim të zhvillimit për veten tënde!

Kur i solla klientët nga Japonia, sigurisht që hotelet e tjera nuk do të rrinin duarkryq, por do të përpiqeshin të ofronin shërbime më të mira dhe me çmimet më të mira, për t’i thithur klientët nga ne. Edhe nëse nuk do të na i merrnin klientët, të paktën ata e morën vesh se çfarë duhej të bënin që të sillnin klientë, sepse e morën vesh idenë e re.

Por që t’i ruash klientët e tu, duhet që shërbimi ndaj tyre të jetë më i miri i mundshëm, të jesh gjithnjë inovator dhe në zhvillim të vazhdueshëm, e vetëm kështu ti do t’i ruash klientët e tu, dhe do t’i shtosh të ardhurat.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit