3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A ishte kader (caktim) i Allahut fatkeqësia e autobusit në Bullgari?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ishte kader (caktim) i Allahut fatkeqësia e autobusit në Bullgari?

***

Përgjigja:

Caktimi i Allahut është një nga temat më diskutabile në teologjinë islame. Për të kuptuar përgjigjen e lartëpërmendur duhet të mësojmë çka nënkuptojmë me termin: caktimi i Allahut? Me kaderin apo caktimin e Allahut nënkuptojmë 4 gjëra:
1. Allahu i di të gjitha gjërat para se të ndodhin ato.
2. Allahu i ka shkruar të gjitha gjërat që ndodhin para krijimit të tokës dhe qiejve.
3. Gjithçka që ndodh është me vullnetin (lejen) e Allahut.
4. Allahu i krijoi parakushtet për çdo veprim e ato janë: mundësia dhe dëshira. D.m.th. çdo gjë në kosmos që ndodh përfshihet në këto 4 pika. Mirëpo çka nënkuptojmë me vullnetin apo dëshirën e Allahut? A e dëshiron Allahu të keqen?
Dëshira e Allahut ndahet në 2 lloje:
*Dëshirë kosmologjike (iradeh keunije) që nënkupton ligjet si funksionon gjithësia dhe jeta. *Dëshirë legjislative (iradeh sher’ije) që nënkupton gjërat që i kërkon Allahu nëpërmjet udhërave dhe ndalesave të tij nga njerëzit dhe xhinët të cilët veprojnë me vullnetin e tyre të lirë. Dëshirë kosmologjike e Allahut është ekzistimi i të mirës dhe të keqes, rrugës së shejtanit dhe rrugës së pejgamberit. Dëshirë legjislative e Allahut është që ne të zgjedhim të mirën dhe të largohemi nga e keqja. Vetëm për këtë pikë, nuk kemi të drejtë të themi për një vepër kriminale që ishte dëshira e Allahut, sepse Allahu nuk e kërkon të keqen, prandaj asnjë mëkatar, kriminel apo kundërvajtës nuk mund të arsyetohet me kader. Nga ana tjetër Allahu ka krijuar ligjin që mundëson ekzistimin e të keqes dhe të mirës dhe kjo quhet dëshirë kosmologjike e Tij. Vetëm me këtë ndarje, harmonizohen të gjitha tesktet fetare qofshin ato ajete apo hadithe.
Dy gjëra për fund: 1. Është gabim të themi për një vepër e keqe qoftë apo e mirë: nuk ishte caktim i Allahut. 2. Çdo kriminel, mëkatar apo kundërvajtës duhet të përgjigjet për gabimin e tij dhe nuk ka të drejtë të arsyetohet me kader.

Allahu i mëshiroftë viktimat ndërsa familjarët e tyre i freskoftë me durim dhe bindje dhe i bashkoftë në xhenet në botën tjetër!

Hoxhë Agim Bekiri

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit