Bij të njëjtit civilizim
Turqia është nisur drejt një epoke të re politike dhe sociale. Ajo ndodhet shumë pranë mbylljes së një faqeje konflikti të armatosur i cili ka zgjatur tridhjetë vite dhe është shumë pranë një zgjidhjeje për ti dhënë fund gjakderdhjes.
Pavarësisht konfliktit të përgjakshëm që është zhvilluar mes ushtrisë turke dhe grupeve të armatosurave të partisë popullore kurdistane, ekziston një faktor shumë i rëndësishëm i cili e lehtëson procesin e paqes. Ky faktor ka të bëjë me ndjesinë e ndërsjellë të grupeve etnike që banojnë në Turqi karshi njëri-tjetrit. Kjo lidhje, i kalon kufijtë e sloganit “Bij të një kombi dhe një atdheu” dhe është më aktuale se ajo.
Lidhjet strukturore të përbashkëta mes turqve dhe kurdëve, qëndrojnë në vetëdijen e tyre se i përkasin të njëjtës histori dhe civilizim, atij islam.
Nëse nuk do të ishte kjo vetëdije e përbashkët, lufta civile mes dy popujve do të kishte shpërthyer me kohë, e nxitur fuqishëm nga konflikti i përgjakshëm që vazhdon që prej tridhjetë vitesh. Për faktin se ideologjia zyrtare e ka mohuar vetëdijen civilizuese të përbashkët, e cila i bashkon qytetarët, ka shkaktuar një të çarë ideologjike në kohezionin social, për të cilin u pagua një taksë e rëndë.
Megjithatë, përplasjet mbetën të kufizuara mes forcave të armatosura, ku emëruesi i përbashkët “islami” nuk lejoi luftën civile.
Faza e re në të cilën gjendet vendi, e cila njihet ndryshe si procesi i paqes, me gjithë fushat e minuara të saj, ekzistojnë shumë faktorë optimizmi. Faktori i parë, është se paqja nuk kërkohet mes turqve dhe kurdëve, sepse mes tyre nuk ka ekzistuar ndonjë konflikt. Konflikti është zhvilluar mes mbështetësve të konfliktit të armatosur mes dy palëve etnike.
Kjo duket qartë në faktin se vetë populli, nuk e ka humbur logjikën e tij të pastër dhe perceptimin e drejtë, megjithëse konflikti ka qenë i përgjakshëm. Ai është shndërruar në një faktor të rëndësishëm duke e minimizuar pellgun e gjakut dhe duke e ruajtur arsyen dhe gjykimin e shëndoshë, e cila ia kalonte dhe arsyes dhe gjykimit të shtetit, intelektualëve iluministë dhe organizatave të ndryshme. /akhbaralaalam/
…
