Ndërgjegjja bashkëkohore myslimane në krizë

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Ndërgjegjja bashkëkohore myslimane në krizë

Nga Azia në Amerikën e Veriut, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën, konkluzioni është i pashmangshëm: Ndërgjegjja bashkëkohore myslimane është në krizë të thellë. Si të jesh një mysliman sot? Si të jesh besnik ndaj një parimi të vetëm teksa mbetesh i hapur me botën? Si munden myslimanët që të merren me shumëllojshmërinë e tyre, duke kapërcyer ndarjet e tyre të shumta? A munden shoqëritë me shumicë myslimane të krijojnë modele të reja zhvillimi, arsimimi dhe drejtësie sociale; a mundet të imagjinojnë ato alternative ekonomike?
A mundet qytetërimi 1000 vjeçar mysliman të sjellë një kontribut origjinal në koncertin e kulturave dhe civilizimeve? Kudo, myslimanë gra dhe burra, individë dhe shoqëri i bëjnë vetes së tyre të njëjtat pyetje përvëluese. Kriza tejzgjatet dhe asnjë përgjigje nuk duket në horizont. Drita në fund të tunelit nuk duket, asgjë, përveçse një iluzion.
Mesazhi shpirtëror, fetar dhe filozofik i Islamit është i qartë po aq sa edhe kërkues. Njerëzit janë qenie të lira që duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për lirinë e tyre, duke u përpjekur shpirtërisht dhe intelektualisht për paqen. Islam, nënkupton kërkimin për paqe, atë të zemrës, ashtu si edhe atë të shoqërisë, paqen mes qytetarëve ashtu si edhe ndërmjet kombeve. Mesazhi kërkon që ne të mos neglizhojmë asnjë kusht të vetëm të paqes, duke mbajtur në mënyrë të vazhdueshme parasysh  rendin dhe prioritetet e qëllimeve përfundimtare. Dhe, nëse fundi i këtyre qëllimeve është ti përgjigjesh Krijuesit dhe ta duash Atë. Në qoftë se thelbi i shpresës shkon përtej horizontit të jetës sonë tokësore, ajo nuk është më pak e vërtetë se jeta në këtë tokë “mos harroni pjesën tuaj në këtë botë” (Kuran), dija (një mesazh për ato që janë ‘të mbushur me inteligjencë’), dinjitet (“Ne kemi dhënë dinjitet mbi bijtë e Ademit), liri “Ska detyrim në fe” dhe drejtësi “Zoti urdhëron drejtësi dhe përsosmëri shpirtërore” pikërisht këto janë vlerat dhe parimet, si dhe objektivat që duhen arritur këtu dhe tani.
Objektivat tona përfundimtare janë të qarta; besimtarët duhet të marrin pjesë në një xhihad të njerëzimit, dinjitet dhe ndërgjegje me tërë plotësinë e zemrave, mendjeve dhe shpirtrave të tyre. Si qenie të lira ato janë të thirrur për të vepruar, me të gjithë intensitetin e besimit të tyre, duke reformuar vetet e tyre dhe botën. Besimi dhe besnikëria ndaj Njërit dhe të Vetmit, do të thotë se ato nuk duhet të braktisin kurrë shpresën mes qenieve njerëzore. Më e dukshmja dhe shenjat më serioze të krizës së ndërgjegjes bashkëkohore myslimane, mund të gjenden në përmbysjen e mjeteve dhe qëllimeve, si dhe në këmbimin e rendit të thelbësores dhe dytësores.  E ndërsjellta dhe e kundërta, përshkruajnë në mënyrën më të mirë krizën që ka prekur virtualisht çdo aspekt të aktivitetit njerëzor, duke përfshirë edhe mesazhin shpirtëror të Islamit.
Besimtarët janë thirrur që ti jetojnë jetët e tyre në praninë e Njërit dhe të Vetmit, duke u sjellë në mënyrë të ndërgjegjshme “ sikur ato mund ta shohin atë”. Por shumë sot, të obsesionuar nga veprimet e tyre, organizatat dhe lëvizjet e tyre, nga pushteti apo nga paraja veprojnë në emër të Tij ndërsa harrojnë qëllimin final. Mjetet kanë zëvendësuar qëllimet, dhe themeli shpirtëror i veprimit ka humbur, ashtu si një person i cili e përqendron vëmendjen e plotë në lëvizjet ritual të trupit të tij, teksa harron nga ana tjetër për ta drejtuar lart zemrën e tij.
Në ankth, disa kanë kërkuar që ti rezistojnë rrjedhjes duke u kthyer ndaj praktikave shpirtërore apo bashkimit me qarqet mistike. Disa kanë gjetur një ekuilibër të mirëfilltë, ndërsa në mesin e të tjerëve,  ne mund të vëzhgojmë tejkalime të mundimshme. Teksa spiritualiteti duhet të na ndihmojë ne të ndryshojmë jetët tona, një përvojë e tillë shpirtërore e njerëzve qëndron larg nga jeta e tyre, e cila mbetet  pothuajse krejtësisht e paprekur nga predikimet shpirtërore dhe etike, të cilat ato pretendojnë që ti ndjekin.  Akoma të tjerë i kthejnë zemrat e tyre pothuajse tërësisht ndaj zanateve dhe udhëzimeve të cilat ato i idealizojnë, duke i reduktuar kështu vetet e tyre në një shtet foshnjarak. Por në zemër të mesazhit Islam qëndron formësimi i qenieve të lira, të pëgjrgjegjshme dhe autonome në marrëdhënien e tyre me Zotin dhe me njeriun. Ne kemi hyrë në një zonë rreziku ku spiritualiteti i deformuar mysliman, rrezikon qeniet njerëzore të cilat ose janë potencialisht skizofren, ose vuajnë nga të meta serioze emocionale. Edukimi i mendjes duhet të na rikujtojë ne për qëllimet përfundimtare të ekzistencës sonë; në vend të kësaj ajo përfundon deri në neglizhimin e themeleve më kryesore të të gjitha predikimeve. Robëria shpirtërore është një mjet për ato tek të  cilët qëllim përfundimtar është pajtimi i qenies njerëzore me zemrën e tij, në një gjendje të përulësisë dhe paqes.  Të robërosh veten për hir të vetëm të dëbimit me forcë mund të jetë, brenda kësaj perspektive, një kurth i ngritur nga uni që duhet të zotërohet dhe se, me keqdashje, mund të marrë fund deri në dominimin rishtas: kjo përmbysje është e një lloji të dëmshëm.
Të njëjtën përmbysje, ne e gjejmë kur shqyrtojmë çështjen e rregullave dhe rregullimeve Islame ( të ligjshmen dhe të paligjshmen, hallalin dhe harramin) në botën e sotme. Nëse një çështje e praktikës personale apo rregullimit shoqëror, apo edhe legjislacionit të zbatuar, ne hasim të njëjtën dilemë: mbivlerësimin e normave që kufizojnë, ndalojnë dhe akuzojnë,  ndërsa harrojmë objektivat më të larta për arritjen e të cilave këto rregulla dhe ligje të njëjta u krijuan pikësëpari.  Mos marrja parasysh e prirjeve më literaliste, ku ky refleks mund të vihet re mes një numri të madh të juristëve (fukaha) si dhe besimtarëve të thjeshtë që ngatërrojnë respektin për normat, duke dështuar për të marrë parasysh kontekstin e qëllimeve përfundimtare, me besnikëri dhe përfundimin e saj. Rregulli duhet të jetë mjeti, tani ai është shndërruar në një qëllim.
Sigurisht që ne mund të pohojmë dhe të theksojmë, se këto praktika të prera dhe të pandryshueshme, detyrat dhe urdhër-ndalesat, ekzistojnë dhe duhet të respektohen. Mbetet gjithashtu e vërtetë, se disa prej tyre kërkojnë njohjen e kontekstit në të cilin ato zbatohen, nëse ne dëshirojmë ti mbetemi besnik logjikës së tyre. Nëse dështojmë të veprojmë kështu, çështjet themelore janë lënë pas dore, mbi-përkufizimi i normave bën të mundur legjitimimin e qëndrimeve të cilat mund të jenë ligjërisht të ligjshme, por nuk respektojnë etikën islame në çështjet e sjelljes.
Trajtimi i kafshëve na ofron një shembull të shkëlqyer. Përqendrimi në cilësinë e lejuar të mishit, të therur sipas rregullave strikte islame, na çon në vështrimin përtej, dhe jo sfidimin në trajtimin e papranueshëm të krijesave të gjalla (përfshirë edhe myslimanët). Shembujt janë të shumtë: natyra e ligjshme e rregullit në asnjë mënyrë nuk garanton bazën etike të sjelljes. Kjo mbetet e vërtetë në fusha të tilla të ndryshme si drejtësia sociale, marrëdhënia mes grave dhe burrave, racizmi, pluralizmi etj. Mania me normat i shndërron ato në qëllime përfundimtare, ato nuk janë më mjet për një qëllim, por qëllime në vetvete, një përmbysje e prioriteteve, ku thelbi është i harruar dhe zhduket.
I Dërguari (Paqja e Zotit qoftë mbi të) e përkufizoi qartë mesazhin e tij në aspektin e të rregullave dhe rregulloreve, por  gjithashtu edhe mbi dhe përtej tyre: “Unë jam dërguar për të plotësuar  sjelljen e duhur (etike).” Një rregull është i mirë,  po aq sa qëllimi përfundimtar që na çon në kuptimin e tij.  Të falesh  pa kujtuar më të Veçantin, nuk është më  falje.
Kriza është akute. Për të zgjidhur atë, duhet të ketë një rizgjim, një rinovim, dhe një revolucion – në kuptimin tekstual – në mënyrën tonë të të menduarit.  Ajo çka  zbulon gjendja aktuale e konfuzionit, përmbysjeve dhe këmbimeve, është një gjendje e mendjes, një psikologji kolektive, që ka tentuar që të integrohet nëpër breza – deri në pikën e shndërrimit të saj, atë të një  natyre  dytësore – idenë e viktimës e cila në mënyrë të tillë duhet të rrethojë vetveten  me rregulla, rregullore dhe ndalesa, që në fund të fundit, e bëjnë atë të ndërrojë natyrën e vërtetë të kuptimeve  të vërteta të predikimeve të Islamit. Normat, të formësuar nga një viktimizim psikologjik, vazhdimisht në mbrojtje, bëhen në të vërtetë një qëllim për dhe në vetvete, një kufi, dhe një kornizë që duhet të afirmohet në mënyrë që të parandalojë humbjen e vetvetes, tjetërsimit dhe përfundimisht shpërbërjes së vetvetes. Një qëndrim i tillë, natyrshëm e mjaftueshëm si një refleks i mbijetesës, mund të prodhojë vetëm një krizë të besimit dhe kuptimit nëse ne mbetemi të zënë në kurth nga ai, ashtu sikurse jemi edhe tashmë.
Ne po shkojmë në fundin e një cikli historik, të ngjashëm me atë të cilin ka përjetuar qytetërimi Islam shumë kohë më parë. Dijetarët dhe mendimtarët e brezave të reja, duhet të dalin në pah me reforma themelore si mënyrë e leximit të teksteve të shenjta në frymën e besimit, rinovimit dhe kurajës. Gratë dhe burrat të cilët mishërojnë një reformë të ndërgjegjes që u reziston  dehumanizimit të qenieve të tyre shpirtërore, që refuzojnë të pranojnë botën siç është, dhe që i angazhojnë vetet e tyre për të reformuar zemrat dhe shoqëritë e tyre, jo duke iu përshtatur asaj që ata kanë bërë, por duke i shndërruar ato dhe duke i çuar ata në atë që ata duhet të bëhet, në dinjitet, liri dhe paqe.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit