13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

“Forca djema!”: kështu i “shkathtëson” Turqia pilotët kosovarë

Më të lexuarat

Entuziazmi i Prishtinës zyrtare

Kreu i Mbrojtjes kosovare, Armend Mehaj, bëri publik faktin se pilotë të ushtrisë kosovare po përgatiten në Turqi.

Për këtë shkruan ai, Kosova duhet t’i jetë mirënjohëse Turqisë.

“Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.

Pilotët e FSK-së vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC, si dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri.

Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor.

Forca djema!

Vazhdojmë me sukseset e reja!”, shkruan Mehaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit